Erdogan në Tiranë/ Krashi: Ditë e rëndësishme spirituale! Lisander Hoxha: Rama luan me marrëdhëniet personale në diplomaci

Vizita e Erdogan sot në Tiranë ku inauguroi së bashku me kryeministrin Rama xhaminë e Namazgjasë u debatua mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’, Report Tv. Gazetari Sokol Brahaj në lidhje Skype nga Turqia deklaroi se në mediat turke pasqyrohej sikur Rama ishte dakord me deklaratat e Erdogan lidhur me gjenocidin izraelit në Gaza.

'Që në mëngjes mediat turke, i kanë dhënë përparësi në çdo lajm takimin e Erdoganin me presidentin e Shqipërisë dhe zotin Rama. Ajo që u fol në media, ajo çfarë tha Erdogani dhe Rama për Lindjen e Mesme, Ballkanin. Për gjenocidin në Gaza nga Izraeli, edhe kryeministri Rama ka të njëjta qëndrime me vendin tonë, dhe po i bëjmë presion Izraelit dhe Amerikës për gjenocidin. Është referuar në mediat turke sikur kanë qenë në të njëjtën linjë.'

'Janë dhuratë të shtetit turk për Shqipërinë, por koha pse tani, Turqia ka prodhimet e veta dhe shitjet i bën nën ombrellën e NATO-s. Sot është bërë zyrtare dhurata, por është gjë e vogël që mund të bëjë Turqia për popullin shqiptar.'

Deputetja e PD-së, Ilda Dhori thekson për Marsela Karapançon se Rama e ka idhull Erdogan dhe model në politikë.

'Duhet thënë se Turqia ka mbështetur Shqipërinë, edhe me rindërtimin. Nuk është e fshehtë që Rama e ka pasur Erdoganin edhe idhull, e ka ndjekur. Rama është duke ndjekur hapat edhe duke ecur me hapa të qarta. Anulimi i seancës së sotme është një masë paraprake e marrë në orat e vona të mbrëmjes së djeshme. Pjesë e masave të ditës së sotme, që askush të mos marrë vëmendje veçse takimi i tij me idhullin e tij.'

Lavdrim Krashi, deputeti i PS-së, e vlerëson Turqinë për ndihmë ndaj Shqipërisë dhe për ndërtimin e shtëpisë së myslimanëve shqiptarë.

'Ishte vizitë tepër e rëndësishme, edhe shqiptarët myslimanë do të kenë shtëpinë e tyre. Ditë e rëndësishme në aspektin spiritual. Jemi vend ballkanik si Turqia. Vendi i vetëm në ballkan që nuk kemi probleme, është Turqia. Pastaj është vend i fuqishëm ekonomik, nga pikëpamja ushtarake. Ka hapësirë shumë për bashkëpunim me Turqinë.'

Anëtari i Këshillit të PD-së, Lisandër Hoxha analizoi sjelljen diplomatike të Edi Ramës, që sipas tij nuk është për interesat e vendit tonë.

'Turp për bizneset shqiptare që nuk kanë gjetur para dhe ta bënin me forcat tona. Xhami e vonuar. Në vitin 2013, qeveria Berisha i kthen KMSH pronën e vet dhe komunitet në bashkëpunim me disa pronarë të tokës gjetën një marrëveshje biznesi si të bëhej xhamia. U pengua nga Rama në 2013, u rrëzua projekti. Dhe iu kërkua ndihmë Erdoganit nga KMSH dhe erdhëm tek kjo xhami. Nuk kishte pse të vonohej, ta gëzojnë myslimanët. Të mos luten rrugëve.'

'Zoti Rama ka një karakter të veçantë në diplomaci, luan në marrëdhënie personale. Kthehesh pa fonde në vendin tënd përshkojnë interesat diku tjetër. Ka marrëdhënie të shkëlqyer me Melonin, por po na sjell 40 mijë emigrantë. Vendi ynë që pret të zbatojë direktivat e BE-së, qeveria shqiptare nuk ka përfituar. Nuk shkohet me sentimentin personal në marrëdhënie diplomatike. E dyta niveli i lartë i korrupsionit.'

Analisti Poli Hoxha e shikon me shqetësim deklaratën e Erdogan nga një faltore fetare kundër Izraelit gati si një lloj xhihadi.

'Skandal i madh që presidenti i shtetit në një xhami bën atë deklaratë të tmerrshme që quan shtet terrorist Izraelin në një foltore fetare. Është në të drejtën e tij. Edi Rama nxihet.

Miqësia që i jep Erdoganit nuk i jepet falas. Sot ka fluturuar në Beograd. Sot ka qenë në monitorim dhe ishte i vrenjtur. Nuk i ka situatat mirë as me SHBA dhe BE. Këtu është lojë me zjarrin. Mesazhi që u nxi Edi Rama dhe u trondita, sepse e tha në kontekstin si xhihad. Gjithë vëllezërit myslimanë në botë duhet të bashkohemi tha kundër terroriste. Rama e qepi. Erdogan shkoi në Beograd, nuk janë myslimanë. E di pse nuk e japi shifrën e dronëve se 3 apo 4. Po shkon të bëjë një marrëveshje super ushtarake. Politika këtu është bërë, nga një anë i jep ishullin e Sazanit, këtej ul kokën.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
'Përdori foltoren fetare për të quajtur shtet terrorist Izraelin', Poli Hoxha për deklaratat e Erdogan: E tha në kontekstin e xhihadit për gjithë myslimanët

1728587946_polihoxha.jpg

Analisti Poli Hoxha e shikon me shqetësim fjalimin e Erdogan nga faltorja e një xhamie ku sulmon Izraelin dhe duket sikur bëri thirrje për gjithë myslimanët e botës për xhihad.

Nga ana tjetër, ai e shikon Ramën të nxirë pas asaj deklarate për shkak të marrëdhënieve të këtij të fundit me Izraelin dhe SHBA. 

'Dimensioni i parë çështja e vetë xhamisë, pse u vonua. Këtu në Shqipëri prej kohësh politika e Erdoganit por edhe e Edi Ramës si kokëulur ndaj çdo të forti. Kemi një konflikt i cili ka buruar nga eksportimi i politikës së Erdoganit në Shqipëri, gulenist apo jo gulenist. Edi Rama ia ka zbatuar gati në 99%. Edhe gulenistët janë spastruar. Çështja ngeci tek kreu i KMSH. Kanë një konflikt lidershipi. Kjo si çështja e shteti bektashi nuk ka ngjitur. 

Fakt që lidershipi është në konflikt të ashpër. Skandal shumë i madh mosprania sot. Vetë KMSH bëri deklaratë, u zbut pak. Turqia që nga 2003 ka të ashtuquajturën diplomacia fetare, neotomanizmi i Erdoganit. Në Ballkan kryesisht. Diplomacia fetare e ka të hapur qeveria e Erdoganit. Në dijeninë time çështja e imamit turk, nuk është problemi pse është turk. Feja është një nga kolonat kryesore të gjeopolitikës. Fe është në luftën e Ukrainës. Feja në Serbi, që e mban Vuçiçin.

Dhe këtu në Shqipëri kur fillon dhe ngacmon deri në këtë pikë, ka ndërhyrë një fuqi më madhore mendoj SHBA dhe NATO. Kjo është arsyeja e zbutjes dhe kalimit në marrëveshje. Skandal i madh që presidenti i shtetit në një xhami bën atë deklaratë të tmerrshme që quan shtet terrorist Izraelin në një foltore fetare. Është në të drejtën e tij. Edi Rama nxihet. Miqësia që i jep Erdoganit nuk i jepet falas. Sot ka fluturuar në Beograd.

Sot ka qenë në monitorim dhe ishte i vrenjtur. Nuk i ka situatat mirë as me SHBA dhe BE. Këtu është lojë me zjarrin. Mesazhi që u nxi Edi Rama dhe u trondita, sepse e tha në kontekstin si xhihad. Gjithë vëllezërit myslimanë në botë duhet të bashkohemi tha kundër terroriste. Rama e qepi. Erdogan shkoi në Beograd, nuk janë myslimanë. E di pse nuk e japi shifrën e dronëve se 3 apo 4. Po shkon të bëjë një marrëveshje super ushtarake. Politika këtu është bërë, nga një anë i jep ishullin e Sazanit, këtej ul kokën.'

G.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 11/10/2024 12:58

    Pse i nxirrni kto plerat balliste antishqiptare si Lisandri ne emision o te nderuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës