TIRANE- Projektligji për “Lustracionin” i përgatitur nga Elsa Ballauri, Aleksandër Meksi, Aleksandër Biberaj dhe Olsi Baze në fillim të muajit prill do të marrë rrugën drejt kuvendit. Sot u bë publike në një nga sallat e Hotel Rogner ky projekt, i cili u diskutua me anëtarë të shoqërisë civile, medias, por edhe përfaqësues të ambasadës gjermane dhe fondacionit Adenhauer, që asiston në këtë proces.
“Ka një grup deputetësh në parlament që do të na mbështesin dhe deri tani janë afruar. Janë këta deputetë që duhet të lobojnë edhe tek partitë politike për tu miratuar ky ligj” tha sot në tryezë Aleksandër Meksi, por pa dhënë emrat e deputetëve që mbështesin projektin.
Nëse ligji miratohet në formën e paraqitur, kjo do të thotë se disa nga deputetët aktualë, apo edhe zyrtarë të tjerë të lartë që janë administratë, nuk do të merren më me funksione politike dhe publike.
Hartuesit e këtij ligji i tremben idesë se politikanët shqiptarë në parlament nuk do ta miratojnë atë, pasi ka shumë funksione, duke nisur nga ish ministrat e kohës, ish punonjësit e Komitetit Qendror, apo funksionarë të lartë të Partisë së Punës dhe qeverisë, janë ende aktiv.
Por hartuesit e këtij ligji, pranojnë se mund ta dërgojnë në parlament me disa variante.
“Tani bëhet fjalë psh a duhet të vendosen sekretarët e partisë apo jo në këtë projekt. Kjo është shumë selektive” u shpreh Meksi gjatë takimit të djeshëm ndërkohë që deklarata shkaktoi edhe diskutime në sallë, pasi në këtë funksion kohë më parë ka qenë edhe vetë kryeministri aktual Sali Berisha.
Askush nuk e përmend emrin e kryeministrit, por të gjithë e kuptojnë se bëhet fjalë për të, ndërkohë që me ligjin e propozuar, një funksionar i tillë nuk “ndëshkohet” për të mos marrë pjesë në funksione publike.
Ka edhe disa propozime të tjera sipas të cilave të gjithë ata që kanë qenë komunistë (një propozim radikal) të mos marrin pjesë në jetën aktive.
Për Elsa Ballaurin, duhet të “ndëshkohen” për të mos punuar në administratë dhe për të mos qenë të angazhuar në politikë, si ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, ashtu edhe ata që kanë firmosur nën frikë apo nën presion, të qenurit bashkëpunëtor. “Vetëm kështu mund të arrijmë të pastrojmë shoqërinë shqiptare dhe të vazhdojmë përpara” tha Ballauri.
Idenë e saj menjëherë e kundërshton Adrian Kati, që është edhe drejtues i Qendrës shqiptare të traumës dhe torturës. “Ju duhet ta dini se në Konventë, termi torturë përfshin pikërisht atë kategori zyrtarësh të cilët janë vënë nën presion për të firmosur dokumente. Sigurisht që unë nuk mund të jem dakord për të penalizuar edhe ata njerëz që nuk kanë qenë punonjës të sigurimit apo edhe vullnetarë të tij”, thotë Kati.
“A e dini ju, vijon më tej Aleksandër Meksi, se gati 30 përqind e funksionarëve të Sigurimit të Shtetit edhe pse nuk ka shifra të sakta por kjo me përafërsi, nuk janë më sepse janë ekzekutuar nga vetë regjimi i kohës. Pra edhe ata kanë qenë persekutore dhe kanë dalë të persekutuar”.
Por Adrian Kati shprehet skeptik për mundësinë e realizimit të këtij ligji. “Ka të paktën 20 vjet që asnjë nga qeveritë nuk ka shlyer borxhin e brendshëm. Pra, çdo qeveri kujdeset të shlyejë borxhet e jashtme, nga Jugosllavia në Kinë, por faturën që ka brenda për të përndjekurit apo për ish pronarët, nuk e kanë shlyer asnjëherë. Nuk kam besim se këtë herë do të ketë një ligj lustracioni që do të miratohet sepse edhe në këto 20 vite, të gjithë ata që kanë qenë përfshirë në të tilla punë, e kanë pastruar veten e tyre, madje tashmë kanë edhe fuqi të mëdha financiare”.
Për zyrtaren e ambasadës gjermane që ndoqi takimin, është e vërtetë se 20 vite që kanë kaluar janë shumë, por ligji është shumë i nevojshëm që gjithsecili të njihet me atë që është shkruar dhe është thënë. Nga ana tjetër, ligji sipas saj, nuk duhet të përhapet në të gjitha shtresat dhe kategoritë.
Besim Ndregjoni që vjen nga shtresat e të përndjekurve thotë se misioni antikomunist në Shqipëri ka dështuar. “Klasa politike shqiptare nuk do ti hapë dosjet. Ne e dimë që ka shumë probleme” thotë ai.
Megjithatë, diskutimet për projektin e sjellë nga ky grup ekspertësh, të cilët kanë bërë shumë shpesh ecejake nga Berlini në Tiranë për të marrë eksperiencën gjermane në këtë fushë, do të vazhdojnë. “Nese nuk miratohet në Shqipëri, shprehet e sigurt Ballauri, do të ketë presion të madh ndërkombëtar, dhe në raportet e institucioneve kryesore që ky ligj të miratohet”.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com