Hapja e kopshteve e çerdheve, Shahini: Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë të shëndetshëm, të sigurtë e pa dhunë

Hapja e kopshteve e çerdheve, Shahini: Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë të shëndetshëm, të sigurtë e pa dhunë

Pamje nga postimi i Shahinit

1591013704_shahini.JPG

Me rastin e hapjes së kopshteve dhe çerdheve për rreth 3 muaj mbylljeje ministrja e Arsimit Besa Shahini është shprehur se të vegjlit kanë të drejtë të jetojnë të shëndetshëm, të sigurtë, pa dhunë, pa diskriminim, me mirëqenie sociale dhe të mirë-arsimuar.

"Ne, të rriturit dhe institucionet shtetërore, kemi detyrimin të sigurojmë këto të drejta për të vegjlit tanë. Për këtë arsye, sot në shkollë mësuesi ndihmës ndihmon nxënësit me aftësi të kufizuara të arrijnë potencialin e tyre maksimal akademik. Politika e librave falas ndihmon në përfshirjen e të gjithë fëmijëve në arsim. Rregulloret e ndryshuara të shkollave mbrojnë fëmijët nga diskriminimi dhe dhuna në shkollë", tha Shahini.

Ajo ka shtuar se 6 muajt e fundit kanë qenë shumë të vështira për të gjithë, pasi tërmeti mori jetë njerëzish, shtëpi dhe shkolla, ndërsa pandemia që pasoi na detyroi të mbyllim shkollat plotësisht.

"Përkundër vështirësive, fëmijët treguan qëndrueshmëri dhe fleksibilitet. Bashkëpunuan me prindërit dhe mësuesit, duke kuptuar rëndësinë e shkollimit të tyre dhe punuan nga shtëpia që të mos mbesin prapa me mësime. Sfida e 6 muajve të fundit na ka mësuar shumë se si të përballojmë së bashku edhe vështirësitë më të mëdha. Kemi arritur shumë, por kemi edhe shumë punë për të bërë. Le të shërbejë kjo festë si zotim për të mos reshtur së bëri më të mirën për juve fëmijë, gjithmonë. Gëzuar 1 Qershorin!", tha Shahini.


Lajmi kryesor:

1 qershori në kohë pandemie/ Rama: Sot festë është vetërikthimi në kopshte e çerdhe! Ruçi: Të tresim mëritë politike, në emër të fëmijëve


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari