Hapja e listave, PD: Pjesën fituese e cakton sërish partia, qëllimi i Ramës ishte heqja e koalicioneve

Hapja e listave, PD:  Pjesën fituese e cakton sërish partia, qëllimi i Ramës ishte heqja e koalicioneve

Për PD-në, kjo është vetëm një hapje e pjesshme e listave duke rrëzuar alibinë e Edi Ramës, pasi qëllimi i tij është vetëm heqja e koalicioneve parazgjedhore.

"Bie alibia, Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore. Është zbardhur sot drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve, ku PS ka bërë ndryshimet e saj në draftin e opozitës parlamentare. Në draftin e miratuar përcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshueshme nga partia.

“Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore” - thuhet në draftin e miratuar. Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëhere 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, (pra lista gati fituese është e mbyllur), ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim.

Pra, nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atehere 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia dhe jo qytetarët. Kjo rrëzon alibinë e Edi Ramës se do të hapte listën, duke dalë zbuluar që qëllimi i vetëm i ndryshimit është heqja e koalicioneve parazgjedhore" deklaron PD-ja.


Lajmi kryesor:

Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve, opozita kërcënon me destabilitet: S'i bindemi Ramës


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë