Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve, opozita kërcënon me destabilitet: S'i bindemi Ramës

TIARNE-Opozita e bashkuar kërcënon me destabilitet pas vendimit të shumicës dhe opozitës parlamentare për të hapur listat dhe hequr koalicionet parazgjedhore. Opozita përmes një deklarate të përbashkët shprehet se i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës duke mos i njohur ndryshimet. Ndryshimet, që pritet që të vulosen në 30 korrik në Kuvend, opozita i cilëson si të njëanshme dhe tentativë për të prishur paktin e 5 qershorit.

"Tentativa për prishjen e dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës. Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe  shoqëror të vendit.

Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Opozita e Bashkuar i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës.

Opozita e Bashkuar është e vendosur ti shërbejë vetëm interesit të qytetarëve. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit, si baza minimale për krijimin e një klime normale për zgjedhjet në Shqipëri" thuhet në deklaratë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Hapja e listave, PD: Pjesën fituese e cakton sërish partia, qëllimi i Ramës ishte heqja e koalicioneve

Për PD-në, kjo është vetëm një hapje e pjesshme e listave duke rrëzuar alibinë e Edi Ramës, pasi qëllimi i tij është vetëm heqja e koalicioneve parazgjedhore.

"Bie alibia, Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore. Është zbardhur sot drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve, ku PS ka bërë ndryshimet e saj në draftin e opozitës parlamentare. Në draftin e miratuar përcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshueshme nga partia.

“Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore” - thuhet në draftin e miratuar. Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëhere 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, (pra lista gati fituese është e mbyllur), ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim.

Pra, nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atehere 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia dhe jo qytetarët. Kjo rrëzon alibinë e Edi Ramës se do të hapte listën, duke dalë zbuluar që qëllimi i vetëm i ndryshimit është heqja e koalicioneve parazgjedhore" deklaron PD-ja.

Ora 12:52
Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve, vjen reagimi i parë nga LSI: Rama hapi konflikt, por ne nuk penalizohemi, do të hyjmë në zgjedhje

Provokim që sjell konflikt politik dhe që do të marrë përgjigjen e merituar. Kështu e cilëson nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho në një intervistë për Report Tv vendimin e Komisionit të Ligjeve dhe Legjislacionit për të miratuar ndryshimet kushtetuese që hap listat dhe ndalon koalicionet parazgjedhore.

"Opozita ka dalë me një qëndrim zyrtar për këtë maskaradë që po ndodh pas marrëveshjes së 5 qershorit. Duhet të sqaroj që cështja e sistemit apo listave të hapura nuk është se opozita është kundër, por kemi një marrëveshje në 5 qershor. Tentativa e Ramës është provokim për të minuar këtë marrëveshje. Frika e Ramës nga zgjedhjet dhe koalicioni jo thjesht opozitar por i të gjithë qytetarëve.

Jemi për të diskutuar për sistemin zgjedhor, ok hajdeni ulemi sërish në tryezë. Duhet një debat i gjerë për sistemin dhe vendimmarrja u takon qytetarëve. Edhe për hapjen e listave që ka disa variante. Kjo nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Gjithë përgjegjësia është e atij kryeministri që minon marrëveshjen e 5 qershorit. Opozita do ta shprehin me votë revoltën. Kjo lojë aspak e drejtë e Ramës do të ketë përgjigjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Vendimmarrja e njëanshme dhe të gjithë këto përpjekje do të shkaktojnë një konflikt politik, kushtetues që askush nuk e dëshiron. Ky provokim do të ketë përgjigjen e duhur në momentin e duhur. Opozita e bashkuar do të marrë vendimet e duhura. Ky është një karshillëk që Rama u bën qytetarëve shqiptarë. Është vendosur në dijeni presidenti dhe ndërkombëtarët" tha ajo.

Megjithatë, pavarësisht se akuzon Edi Ramën se ndryshoi rregullat e lojës, Xhixho thotë se hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve nuk e penalizon LSI-në. "LSI nuk ka asnjë penalizim nga kjo, kemi kaluar 2009, pas marrëveshjes së 2008 dhe sfida të tjera. Problemi më pak i vogël është ku do të jetë LSI-ja, por ku do të jetë vendi" u shpreh ajo. Por a do të hyjë LSI-ja në zgjedhje? "As nuk diskutohet që ne do të hyjmë në zgjedhje dhe do të fitojmë bindshëm".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 14/07/2020 23:11

    Rames ti beni fresk dhe tja mbuloni me gjethe fiku

    Përgjigju
  • Cubi: 14/07/2020 18:44

    Ca opozite mund ti thuash ketyre legenave.Tani po behen gati te kapin ndonje cop te majme. Ta provojn bythe sa mund te marin vet Jo qyl si ne 30 vjet.

    Përgjigju
  • Forza injoranca: 14/07/2020 17:22

    E shkreta Shqiperi e’te shkretet Shqiptaret me keta politikanë qe kanë.

    Përgjigju
    • Lumi ne: 14/07/2020 22:58

      Lum si ne per keta cara qe kemi

  • GJENERAL GJYSHI: 14/07/2020 16:52

    O kapter baba a e harove detin që të shiti kryekrimineli qeni bastard bajga salhe e lyl IDJOTI. O reshter baba po Gërdecin e harove ? ? ? Po 21 janarin e harove o tetar baba ? Po 97 e harove o tetar baba ? Pra pd parti kriminelësh e parti kurvash ka bë 100 të zezat kombit Shqiptar. Po si mundesh ti të diskutosh për ktë lloi partie. Edi Rama mund të ket 1000 gabime po ska vra njeri e se ka shit vatanin o kapterr baba. A i ma men si kan qen spitalet në kohën e kryekriminelit qenit bastard salhe ai ke pa sot si jan ri shtremët e fol drejt. A i ma men policët e bastardit salhe me 3 klas shkoll ? A i ke pa policat sot të gjith çuna të rinj të gjith flasin Anglisht e me shkoll kurse ata të babës tat salhe kafsh me fytyr njeriu. Që thoshin 100 për plehun salhe apo 50 për lalën. E pra kapter tetar baba thiri trurit kur flet.

    Përgjigju
  • Toger baba!: 14/07/2020 16:30

    Rama me lojrat politike hedhe gurun dhe fsheh doren,me manovra te tilla si lista te mbyllura preferencjale me ato te hapura lozonjare nuk fiton mandat .Emajta ne heshtje dote votoje kunder rames pro lul bashes.Pse duhen ndaluar me ligj kolicjonet? Ne nje kohe qe Europa lejone dhe qeverise ne kolicjon.Nderprerja e kolicjonit eshte antidemokratike pra i hap rruge lobingjeve politike kunder nje force politike qe synon te mare pushtetin e vehtme.Partit e vogla te majta politike dote votojne kunder ps.Veprim i rames per heqen e kolicjoneve parazgjedhore krijon mundesi per marveshje te fshehta ne favor apo ne dem te nje force te madhe politike sic jane PS dhe PD,pra dote kete kolicjon te padeklaruar ne fushate.Nerase dote votohet drafti i Murrizeve qe nuk ka haber nga politika dhe demokracija me siguri se ne zgjedhet politike dote kete aleanca ao marveshje te fshehta ne mes grupimve te caktura politike. Rama duhet ti beje mire hesapet dhe llogorit politike

    Përgjigju
    • Cubi: 14/07/2020 19:02

      Rama eshte CUB di ta luaj ate derr loje. Sa per voten mos u bej shum merak se edi i mer dhe i ka te Sigurtà kurdo qe te behen zgjedhjet. Ne rastese se pret te te mern pushtet me ndoken,me mediun,dulen e te tjeret se keni mbledh boll llumhane mbajeni me shkum se te sigurt e keni. Ah harrova keni edhe monen.

  • ARLINDI: 14/07/2020 16:00

    Do bindeni si cecua....plehra....

    Përgjigju
  • LYLI DYLI: 14/07/2020 15:39

    O LYL O KALBAROQ KUSH PO PYT PËR TY O MJERAN O KATRAN. A E KE PAR TI VETEN SE KUSH TË NDJEK TY ? ? ? MAGJARI VESH GJAT NARD NDOKA ME 8 VJEÇARE E PA TË MESME E ME DIPLLOM UNIVERSITETI KRISTALI. FATMIR EVGJITI ME DUART ME GJAK. DULE TA NGULE ANTISHQIPTAR. AGRON DUKA MALAVITJA THOSHTE KRYEKRIMINELI SHEFI JOT SALHE KAKA. PRA A E SHIKON SE ÇFAR GRUPI KE TI MOR LYL KATRANI ME BOJ E KUSH TY DO TA VEJ NË PULL O LYLI TULL.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit