Hapja e negociatave: Për një vendim që deshi 5 minuta, dikush vjet desh dogji Shqipërinë

Hapja e negociatave: Për një vendim që deshi 5 minuta, dikush vjet desh dogji Shqipërinë

U deshën 5 minuta në mes të gjëmës së madhe të flamës që ka kapluar botën në rrezik të madh ekzistence, që të merrej vendimi që Shqipërisë t’i hapen bisedimet për tu anëtarësuar në BE.

Një 5 minutësh  për të cilin vjet desh u dogj Shqipëria, vetëm e vetëm që të ndalej ky vendim.

Opozita doli e gjitha nga Parlamenti, bojkotoi zgjedhjet, Presidenti i ç’dekretoi votimet për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive.

Me një argument bazë: këtë po e bëj që Shqipërisë t’i hapen negociatat.

U fol për juntë, për operacion të krimit të organizuar ndërkombëtar ndaj Shqipërisë e u shpikën turli lloj gjërash e u paguan me shuqe të pafundme analistët që të ngjiznin fabulën e juntës dhe diktaturës.

Fiks atë që Fatos Lubonja tha sot në një gazetë holandeze, por që natyrisht nuk ngjiti.

Dhe nuk ka si të ngjisë asnjë skenar apo sajim, kur si operacion bazë ka vetëm një fabul: të ikë Edi Rama dhe të vijë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. E tha sot Mark Marku, agjitropi nga më të zëshmit e Bashës në panelet televizive.

Mesazh që ngjantë tëpkë me sms-në që Eni Vasili pyeti Ramën e për të cilin u bë skandal i madh dhe PD e dërgoi edhe në Prokurori.

Po si mund të jetë Basha kryeministër, kur këtë  rol nuk e ka marrë me zgjedhje, e kur zgjedhjeve i largohet ende pa hyrë, madje boshatis edhe institucionet, duke e lënë opozitën si sot, një grupim influencues nga jashtë, kur në fakt opozita në këtë sistem është institucion demokratik që djel nga vota e përkrahësve të saj dhe i përfaqëson në Parlament dhe pushtet vendor.

Madje, edhe nëse mazhoranca e qeveria kanë shkaktuar probleme ndaj njerëzve në këtë vend, ka faj të rëndë edhe opozita pasi nuk e ka kryer detyrën e saj si kontrolluese e qeverisë dhe shpërndarëse e alternativave ndaj saj.

Që në shtatorin e vitit 2013 opozita e Lulzim Bashës nisi një përplasje të egër ndaj qeverisjes së Ramës duke e polarizuar aq shumë shoqërinë në barrikada me Ramën e kundra tij, sa kush qëndronte në mes konsiderohej tradhëtar, si sot në kohën e luftës ndaj koronavirusit.

Kjo gjendje e jashtëzakonshme ka vijuar për 7 vjet, duke e mbarsur e mbarsur klimën politike vetëm me një qëllim, që të kryhej një rotacion politik, i cili natyrisht nuk do të prodhojë asnjë gjë, madje ka shumë gjasa më keq, kur ke parasysh se në establishmentin politik dhe atë këshillues ka një elitë politike që nuk honepset aspak nga shqiptarët, madje edhe nga ata që nuk e duan Edi Ramën apo PS-në, por thjesht u ka zënë rrota bishtin.

Vetëm në Shqipëri, një opozitë  nuk kryen një proces transformimi e reformimi për të rritur cilësinë e politikës por afron rreth vetes vetëm njerëz që vijnë nga sallone e korridore që lidhen direkt e financohen vetëm nga dy kuzhina: ajo e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Vetëm një opozitë e tillë del kundër një procesi historik si reforma në drejtësi e cila është investim direkt i dy aleatëve më të rëndësishëm të shqiptarëve SHBA e BE.

Tani si përfundim o janë, o bëjnë vetë pasi nuk ka sesi shpjegohen deklaratat e sotme të Bashës, Kryemadhit e Fatmir Mediut për hapjen e negociatave. Po natyrisht që bëjnë vetë, pasi çdo veprim të tyre e kanë kryer me vetëdije dhe me një synim që kreu i opozitës e ka përmendur përditë deri dje dhe sot ka frik ta thotë: të heqë Edi Ramën dhe në zgjedhje të hyjë me një qeveri që do ta emërojë edhe ai. Në tavolinë!

Më të ndershmit që s’kanë folur nga opozita kanë qenë Nard Ndoka e Dash Shehi, e s’kanë sesi kur për muaj e muaj kanë thënë vazhdimisht  të kundërtën.

Në një kohë të kobshme si kjo e sotmja, ku vdesin çdo ditë e më shumë njerëz nga flama e re, opozita ka sërish mundësi të ripërtërijë rolin e vet. Në radhë të parë të ndalë helmin e paguar, të zbusë polarizimin, të kritikojë natyrisht e akuzojë qeverinë e Edi Ramën, e të ndërtojë një alternativë ndryshe për të propozuar.

Nuk është alternativë hiq koncensionet me logjikën se qeveria lidh kontrata me privatët për të siguruar shërbime publike.

Por si Basha, këto shërbime do t’i zëvendësojë nëse ja heq privatit. Kush do ta ndërtojë Rrugën e Arbrit nëse i hiqet kontrata kompanisë private, ku do merren paratë dhe kur do të përfundojë? Se kontratat me privation nuk kanë lidhur sot, por që prej vitit 1992 kur PD erdhi në pushtet. Ka filozofi e ide alternative? Do t’i shpalosë deri në zgjedhje nëse shqiptarët i besojnë ai vjen e i zbaton.TemA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mese e vertete ..Rec Shkodres Riedukim.: 24/03/2020 19:37

    Pfiu Rec Shkodres Riedukim. Pasurite e Krimineleve ,,ne Ndime te cdo Prinderit ,,Ghyqerit e qe nuk Gezuan nje dite te barshe...qe kane punuar Tere Jeten me Ndershmeria.. Jo Si keta Kriminele ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore