Hapja e negociatave/ Varhelyi: Kam bërë diskutime pozitive me Francën dhe Holandën (VIDEO)

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, z. Olivér Várhelyi shpreson që hapja e negociatave të ndodhë para Samitit të Zagrebit që është në maj të këtij viti. Ai është shprehur se ka biseduar me dy vendet skeptike për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, ai ka biseduar me Francën dhe me Holandën dhe ka vërejtur një klimë pozitive për negociatat.

"Ndoshta ju keni parë që kam qenë në Paris javën e shkuar. Kam pasur takime edhe me autoritetet hollandeze, këto dy shtete anëtare, të cilat kanë shprehur shqetësime në muajin tetor të vitit të shkuar. Ne i kemi diskutuar këto shqetësime që kanë këto dy shtete anëtare. Ndërkohë, unë në fakt po bisedoj dhe me të dy këto shtete që në fakt u ndikuan nga Samiti i Tetorit dhe ajo që po bëj është që po përpiqem të shoh ecurinë, përparimin që është arritur tashmë dhe se çfarë do të mund të arrihet gjatë kësaj periudhe.   Në fakt, jam shpresëplotë që me metodologjinë e re, me qasjen e re që do të ribalancojë, ekuilibrojë, në rast se mund ta them në këtë formë, negociatat për anëtarësim, jo vetëm për shtete që dëshirojnë të bëhen shtete anëtare, por edhe për shtetet anëtare të BE dhe po ashtu me përparimin që po vazhdon të arrihet në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut ne do të mund ta ndryshojmë klimën politike. Pra, jam shumë shpresëplotë, jam shumë pozitiv. Kam pasur në fakt diskutime mjaft pozitivë në Paris dhe po ashtu edhe me autoritetet hollandeze, ne po punojmë fort me vendosmëri që kjo gjë të ndodhë."tha, Olivér Várhelyi.


Lajmi kryesor:

Negociatat me BE/ '28 mln € shpërblim për punën e bërë', Oliver Varhelyi: T'i hapim para Samitit të Zagrebit në maj (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja