Negociatat me BE/ '28 mln € shpërblim për punën e bërë', Oliver Varhelyi: T'i hapim para Samitit të Zagrebit në maj (VIDEO)

TIRANË- Shqipëria ka përfituar 28 mln Euro si shpërblim për punën e bërë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ndërkohë Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Olivér Várhelyi shpreson se hapja e negociatave për Shqipërinë të ndodhë para samitit të Zagrebit që është në maj të këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur nga vetë Várhelyi i cili ndodhet sot në Tiranë, ku mbajti edhe një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama.

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama, komisioneri Varhelyi tha se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm duke e vlerësuar vendin të gatshëm për hapjen e negociatave.

“Ne vazhdojmë të konsiderojmë Shqipërinë si një shtet që është gati që të hapë negociatat. Po punojmë për hapjen e negociatave para Samitit të Zagrebit. Me metodologjinë e re do të krijojmë një qasje me 4 parime bazë.Kam një lajm të mirë, me punën e bërë deri më tani do të japim 28 milion euro për shpërblim për reformat e bëra. Kam lajm të mirë edhe nga PE, por ka një procedurë që duhet ta ndjekin, propozimin e kemi bërë. Ju siguroj se ne do qëndrojmë krahë Shqipërisë. Ursula von der Leyen do ta cel  konferencën e donatorëve. Kemi folur edhe për shifrën 15 milion euro, dhe më kanë thënë se ka filluar që kjo shifër të shpenzohet me punë konkrete në terren për të ndihmuar”. tha Varhelyi.

Ndër të tjera komisioneri Varhelyi tha se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm duke e vlerësuar vendin të gatshëm për hapjen e negociatave. Várhelyi theksoi se reformat në Shqipëri duhet të kryhen. Po ashtu tha se marrëveshja për reformën zgjedhore është një gur kilometrik i rëndësishëm, duke premtuar se do të flasë me opozitën për rolin e saj.

Ndërkohë kryeministri Rama i ka shprehur mirënjohjen atij duke thënë se tashmë po e presin si mik që po ndihmon Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

""Ishte pikërisht Komisioneri që në momentin e parë vuri në lëvizje edhe mekanizmin e disbursimit të fondit të parë për të ndihmuar në atë moment emergjencën e madhe dhe së bashku sot, kemi vazhduar diskutimin për organizimin e konferencës së donatorëve, e cila do të mbahet në datën 17 shkurt, në Bruksel e për të cilën Komisioneri, së bashku me Presidentin e Komisionit dhe të tjerët, janë tërësisht të angazhuar. I them këto sepse në momentet e vështira që kaluam kemi pasur mundësinë të çmojmë miqtë e vërtetë të vendit tonë dhe jam shumë i kënaqur që sot, ne e presim Komisionerin këtu, si një mik të vërtetë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Sigurisht që kemi diskutuar dhe për aspektin tjetër, atë të ecurisë së mëtejshme të procesit të integrimit dhe kemi ndarë sëbashku pikëpamjet lidhur me çfarë ka ndodhur në fund të vitit të shkuar dhe çfarë mund të presim nga ky vit, në këtë aspekt. Por, ajo që është e rëndësishme është që ne, Shqipëria, do të bëjmë të njëjtat gjëra që do të bënim edhe po të ishin hapur negociatat në fund të vitit të shkuar dhe do t’i bëjmë edhe me më shumë vendosmëri sepse kjo për ne është e vetmja rrugë, pavarësisht arritjes ose mosarritjes së konsensusit brenda Këshillit Europian për të marrë vendimin formal për hapjen e negociatave." tha Rama.

Më pas, Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerin për Zgjerim të BE-së Olivér Várhelyi vizituan zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës.​

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:40
Lirimi i Endrit Dokles, Rama: Rast i freskët i 'KÇK', gati ofensiva ndaj kësaj organizate (VIDEO)

Gjatë konferencës për shtyp me komisionierin e Zgjerimit të BE-së, Olivér Várhelyi, kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për lirimin e Endrit Dokles, i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili u lirua pak ditë më parë me vendim të gjyqtares Enkeleida Hoxha. Kryeministri paralajmëroi se procesi kundër organizatave “KÇK" është drejt fundit.  

Lufta kundër “KÇK"është një nga sfidat e 2020. Sipas kryeministrit po kolaudohet një paketë ligjore me SHBA dhe BE. Kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe më herët se në ditët në vijim anti “KÇK”do të kthehet në bazë ligjore për të marrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar.

"E kam informuar Komisionerin për ecurinë e të gjitha proceseve të reformës në drejtësi në radhë të parë, si dhe për iniciativën e re që do të aktivizojmë në ditët në vijim. Jemi duke përfunduar diskutimet dhe me ekspertizën ndërkombëtare për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe eksponentëve të krimit të organizuar, si dhe kundër atyre gjykatësve dhe prokurorëve, që si në rastin fare të freskët të para dy ditësh, i përkasin organizatës “Kap Çfarë të Kapësh” dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme mes sistemit të vjetër që po shembet dhe sistemit të ri, që po ndërtohet nga reforma, - për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin. " tha Rama.

Ora 11:27
Hapja e negociatave/ Varhelyi: Kam bërë diskutime pozitive me Francën dhe Holandën (VIDEO)

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, z. Olivér Várhelyi shpreson që hapja e negociatave të ndodhë para Samitit të Zagrebit që është në maj të këtij viti. Ai është shprehur se ka biseduar me dy vendet skeptike për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, ai ka biseduar me Francën dhe me Holandën dhe ka vërejtur një klimë pozitive për negociatat.

"Ndoshta ju keni parë që kam qenë në Paris javën e shkuar. Kam pasur takime edhe me autoritetet hollandeze, këto dy shtete anëtare, të cilat kanë shprehur shqetësime në muajin tetor të vitit të shkuar. Ne i kemi diskutuar këto shqetësime që kanë këto dy shtete anëtare. Ndërkohë, unë në fakt po bisedoj dhe me të dy këto shtete që në fakt u ndikuan nga Samiti i Tetorit dhe ajo që po bëj është që po përpiqem të shoh ecurinë, përparimin që është arritur tashmë dhe se çfarë do të mund të arrihet gjatë kësaj periudhe.   Në fakt, jam shpresëplotë që me metodologjinë e re, me qasjen e re që do të ribalancojë, ekuilibrojë, në rast se mund ta them në këtë formë, negociatat për anëtarësim, jo vetëm për shtete që dëshirojnë të bëhen shtete anëtare, por edhe për shtetet anëtare të BE dhe po ashtu me përparimin që po vazhdon të arrihet në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut ne do të mund ta ndryshojmë klimën politike. Pra, jam shumë shpresëplotë, jam shumë pozitiv. Kam pasur në fakt diskutime mjaft pozitivë në Paris dhe po ashtu edhe me autoritetet hollandeze, ne po punojmë fort me vendosmëri që kjo gjë të ndodhë."tha, Olivér Várhelyi.

Ora 11:16
Rruga drejt BE/ Komisioneri i Zgjerimit të BE-së jep lajmin e mirë: Shpërblim 28 mln euro për punët e arritura nga Shqipëria (VIDEO)

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, z. Olivér Várhelyi  është shprehur se Shqipëria do të përfitojë 28 milion euro shpërblim për punën që ka bërë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

"Kam një lajm të mirë, Me punën e bërë deri më tani do të japim 28 milion euro për shpërblim për punën e bëra. Kam lajm të mirë edhe nga PE, por ka një procedurë që duhet ta ndjekin, propozimin e kemi bërë." tha Varhelyi.

Më pas ai është ndalur tek të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit duke thënë se 15 milion eurot e KE të premtuara për dëmet nga tërmeti janë gati dhe së shpejti do të vihen në zbatim për fazën e rindërtimit.

"Konferenca e donatorëve, ju shpreh ngushëllime. Ju siguroj se ne do qëndrojmë krahë Shqipërisë . Do ta organizojmë dhe së bashku me kryemsinitrin në Bruksel. Ursula von der Leyen Do ta cel këtë konferencë dhe presim që do të ketë pozitivite. Kemi folur edhe për shifrën 15 milion euro. Dhe më kanë thënë se ka filluar kjo shifër në terren për të ndihmuar. Ne sot do të shkojmë në Durrës të shohe se çafrë është bërë atje."

Ora 11:13
'Kemi gati metodologjinë, do flasë edhe me opozitën', Oliver Varhelyi: Këto janë 4 parimet bazë për hapjen e negociatave (VIDEO)

Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi është shprehur se kanë gati platformën dhe metodologjinë për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehur se negociatat shpreson të hapen pata Samitit të Zagrebit.

"Zgjerimi dhe BP është prioritet. Dëshirojmë që të kemi më shumë ndikim dhe influencë. Dëshirojmë të jemi partner i rëndësishëm me rajonin. Do të punoj fort me ju që kjo gjë të bëhet realitet. Ne vazhdojmë të konsiderojmë Shqipërinë si një shtet që është gati. Ne do të punojmë fortë që kjo të bëhet e tillë përpara samitit të Zagrebit. Komsioni do të ketë në tre drejtime. E para do të bëhet këtë muaj për metodologjinë e negociatave, Fakti që nuk u hapën negociatat pasi kishte disa shqetësime. Ne po punojmë me miqtë tanë që të gjejmë një zgjidhje që të krijojë një shans të ri. Me këtë metodologji do të krijojmë një qasje me 4 parime bazë.
 
Procesi duhet të jetë më i besueshëm më politik dhe më i parashikueshëm. Është përparësi. Po përpilojmë një propozim.

E dyta është që të kemi mundësinë të fillojmë negociatat këtë vit përpara Samitit të Zagrebit.

E treta është Samitit i Zagrebit ku shpresojmë që do të flasim për zhvillimin ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Në mënyrë që këto vende të jenë pranë BE.  Të vazhdohen reformat që po kryhen. Me vendosmëri. Do të kërkohen edhe reforma më dinamike.

Duhet ta bëjmë së bashku. Unë do të flasë edhe me opozitën që këtë ta bëjmë sukses. Ta përdorim këtë si një sukses të na mbështesin. Procesi i vettingut i ka krijuar vendosmëritë. Mirëpres marrëveshjen e djeshme për Zgjedhoren. Janë lajme të mira. Por kemi sfida para. Të luftojmë krimin e korrupsionin të sigurohemi që ka një shtet të së drejtës dhe të vazhdojmë të mbështetemi në këtë aspekt. "
tha Oliver Varhelyi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 16/01/2020 13:11

    Meqenese qenka shperblim atehere eshte e padiskutueshme qe do vidhen. Babëzia vjedh dhe ato pak lek qe ka shteti për pune jo më shperblimet. 100% qe ky shperblim 28 milion eurosh DO TË VIDHET! BE-ja kete shperblim TA KOMANDOJE AJO VETE NË SHKOLLA, SPITALE, UNFRASTRUKTURE ETJ. NQSE KERKON TI DHUROJE KËTO PARÁ ATEHERE TË PYESI KU KA NEVOJË DHE TI MENAXHOJE DERI TEK QINDARKA E FUNDIT DHE TË MOS I LERE PARATË NË DUART E HAJDUTETISE!

    Përgjigju
  • Emi: 16/01/2020 12:20

    Milojna dollar e ero ka marr per 30 shqipnija dhe ashte veni pa fukara ne BE se kena hajna ne shtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë