Ditën e djeshme ka nisur trajnimi i personelit mjekësor të Spitalit Rajonal të Fierit. Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, ndërsa ka postuar disa foto nga trajnimi në Facebook, thotë se një nga shërbimet terciare që do t'i ofrohet qytetarëve në këtë spital është edhe trajtimi i Strokut, goditjeve në tru, për të cilën u trajnuan sot stafi mjekësor. Sipas Brataj, për këtë sëmundje duhet ndërhyrë brenda tre orëve nga shfaqja e simptomave dhe se përgatitja e stafeve mjekësore me protokollet bashkëkohore për kryerjen e trombolizës është vendimtare në shpëtimin e jetës.
"Ditën e djeshme filloi për herë të parë trajnimi i personelit mjekësor të spitaleve rajonale të jugut në spitalin memorial të Fierit. Tema: Trajtimi i Strokut (Iktusi iskiemik), është një shërbim terciar që do të ofrohet qytetarëve shqiptar, kryesisht të rajonit të jugut. Kjo sëmundje është kohë dipendente për të cilën duhet ndërhyrë brenda tre orëve nga shfaqja e simptomave. Përgatitja e stafeve mjekësore me protokollet bashkëkohore për kryerjen e trombolizës është vendimtare në shpëtimin e jetës dhe uljen e invaliditetit. Punë të mbarë stafit dhe spitalit memorial të Fierit(Jugut)", shkruan Brataj.