Hapja e tunelit të Murrizit, Rama: Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit! Qytetarët: U plotësua ëndrra shekullore e dibranëve

Hapjen e tunelit të Murrizit të premten e 14 marsit, banorët e Dibrës e kanë cilësuar një ditë historike.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesiin e sotëm disa nga opinionet e qytetarëve ku ndër të tjera shkruan se: Dhe me zërin e qytetarëve, jo vetëm të Dibrës, për Tunelin e Murrizit që na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit, ju uroj të diel të paqtë”.

“U plotësua ëndrra shekullore e dibranëve”, tha një qytetar.

“Klosi gjysmë orë është, lagje e Tiranës, Burreli 50 minuta maksimumi. Është mrekulli. I lumtë Edi Ramës”, tha një tjetër.

Ndërkohë edhe shumë qyetarë të tjerë janë shprehur se hapja e këtij tuneli shkurton 6 orë rrugë dhe çdo gjë është një kryevepër madhështore.

“Nuk i shërben vetëm dibrës e Tiranës, por edhe vendeve të tjera”! “Kemi shpëtuar, 3 orë rrugë”!

“Është rruga që lidh Tiranën me Dibrën, të lidh me Shqipërinë”. “Ta gëzojnë të gjithë shqiptarët dhe dibranët e Maqedonisë së Veriut”, kanë qenë disa nga komentet e tjera.

Tuneli i Murrizit nisi të ndërtohet në maj të 2019-ës dhe duhet të ishte mbyllur në prill të vitit 2022 por ka pasur ecuri të avashtë për shkak të gjeologjisë së vështirë, dhe rrëshqitjes së dherave.

Tuneli është i gjatë 3.7 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë. Ai ka 11 dalje dhe kalimi do jetë pa pagesë. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km. Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga. Për pak javë pritet të mbyllet edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi.

Tuneli i Murrizit përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8,5 km. Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit prej 69 kilometrash, e përbërë nga 6 tunele dhe 4 ura, ndërsa kostoja totale e koncesionit 13 vjeçar përllogaritet në  40.3 miliardë lekë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kovaçi: 16/03/2025 11:14

    Qeveria e PS e vetmja që e përfundoi këtë projekt për Dibranët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit