I premtoi të voglit nga Tropoja se do t’i hapë TikTok-un më 12 maj, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës: Hiç shkoll, veç TikTok t’keqen gjyshi (VIDEO)

Pasi dështoi në protestën për mbylljen e TikTok, Sali Berisha live para kamerave i premtoi një fëmijë të vogël (rreth 7-8 vjeç) se më 12 maj “gjyshi" do i hapë menjëherë aplikacionin.

Dhe këtë premtim Berisha e bëri para kamerave duke “harruar” që TikTok është një aplikacion i ndaluar për fëmijët nën moshën 13 vjeç.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë premtim qesharak të Berishës me pamjet e një bufi, i cili ka të mbivendosur zërin e kreut të PD dhe këshillën e tij të fundit ndaj fëmijëve: Hiç shkoll, veç TikTok t’keqen gjyshi.

"Mbroni fëmijët, thani kënetën. Me votë",- bën thirrje Rama.

Këto premtime nga ana e Berishës janë qesharake, pasi jo vetëm që protesta ishte një dështim madhështor që s’u mbështet nga të rinjtë, por janë thirrje të çmendura për çdo prind që synon që fëmijët e tyre të edukohen dhe të studiojnë dhe jo të jenë pre e përmbajtjeve të rrezikshme në TikTok, si video me mesazhe dhune apo bullizmi.

Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok pritet të vihet në zbatim brenda pak ditësh, ndërsa qeveria e ka bërë të qartë synimin e saj të vetëm për të mbrojtur fëmijët. Dhe nën vazhdën e këtij vendimi, qeveria ka bërë të qartë se TikTok do të hapet menjëherë sapo kompania kineze të vendosë filter për mbrojtjen e të rinjve.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

“Vendim çnjerëzor” – Basha shpërthen pas refuzimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait: Një shkelje e rëndë

“Vendim çnjerëzor” – Basha shpërthen pas refuzimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait: Një shkelje e rëndë