Haradinaj, ​AAK konfirmon ndalimin:
Ndodhi në aeroportin e Bazelit

Haradinaj, ​AAK konfirmon ndalimin:<br />Ndodhi në aeroportin e Bazelit
Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka konfirmuar arrestimin e Ramush Haradinajt, sipas urdhër-arrestit të vjetër të Serbisë.
 
“Ka qenë vizitë e planifikuar e tij”, ka thënë ai për RTV Dukagjini, duke shtuar se kanë kontaktuar me Haradinajn dhe se ai është mirë.
 
Ai bën thirrje që shteti i Kosovës të marrë masa që gjërat e tilla të mos ndodhin më.
 
Berisha po ashtu konfirmon se arrestimi ka ndodhur në Francë, në aeroportin e Mulhouse/Bazelit. EuroAirport Basel Mulhouse Freiburg është një aeroport ndërkombëtar, 3.5 kilometra në veriperëndim të Bazelit të Zvicrës, 20 kilometra në juglindje të Mulhouse të Francës dhe 46 kilometra në jug-jugperëndim të Freiburg im Breisgau në Gjermani.
Aeroporti ndodhet në Francë, në territorin administrativ të Komunës Saint-Louis, pranë kufirit me Zvicrën dhe Gjermaninë. 
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm