Haradinaj 'bën një hap pas': Rama është vëllai im
Edi Rama, Ramush Haradinaj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Samiti i Berlinit ka qenë një takim jashtëzakonisht i suksesshëm, pasi që dialogu i është marrë Mogherinit nga duart, dhe tashmë atë e kanë në pronësi Angela Merkel dhe Emanuel Macron.
Në një prononcim për media, Haradinaj ka thënë që nga Mogherini ka pasur rrezik që Kosovës t’i vinte një marrëveshje e keqe, që mund ta ndante Kosovën.
“Samiti i Berlinit është një ngjarje shumë e dobishme për Kosovën, e suksesshme sepse dialogu i është marrë zonjës Mogherini, tek e cila ka pasë rrezik Kosovës me i ardhë ndonjë propozim-marrëveshje e keqe përfshirë edhe ndarje të vendit, tash është në përgjegjësi të Merkelit dhe Makronit. Dialogu është heqë prej adresës që ka mund me e befasu Kosovën me një marrëveshje të keqe”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Express.
Haradinaj ka thënë se tashmë Kosova mund të jetë e qetë, por vigjilente pasi kuzhinat e huaja mund të vazhdojnë të gatuajnë ide për ndarje të Kosovës.
Sa i përket përplasjes me Edi Ramën rreth zhvillimeve të ndodhura në Samitin e Berlinit, Haradinaj ka thënë se e respekton institucionin e kryeministrit të Shqipërisë dhe se Edi Ramën e ka vëlla.
“Edi Rama është vëlla i imi. Të vërtetën do ta them gjithmonë, kam thënë të vërtetën për atë që ka ndodhur në Samitin e Berlinit”, është shprehur Haradinaj.
Sa u përket deklarimeve për heqjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, Haradinaj ka thënë se duhet hequr pikat e kontrollit që të mos ketë shumë vonesa.
Ndërkohë për pjesëmarrjen e Millorad Dodikut në Samitin e Brdo-Brijonit në Tiranë, Haradinaj thotë se ai nuk është kurrfarë figure që përfaqëson ndonjë vlerë, pos agjent i Putinit në Ballkan.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4064
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor, 08:29
-
Infrastrukturë, kujdes ndaj pacientëve dhe teknologji e avancuar, pamjet nga shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme te Spitali i Traumës (VIDEO)
17 Dhjetor, 08:15
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Teatri i Kukullave, rikthim për fëmijët pas 3 vitesh mungesë. Rama: Shumë shpejt, gati edhe teatri i ri te Parku i Liqenit
16 Dhjetor, 15:06
Ku e keni Beratin veshegjate, keshilltarin e Presidentit, mikun e Ilir Kulles. Haha cudira alla shqiptare.
PërgjigjuNuk flet dot ne emer te kosoves ti .. po ti aq nivel ke je thjesht shkurt e shqip gomar.. derisa nuk kupton ket pergjigje do .. rroft shqiperia e madhe.
PërgjigjuInterpretim teresisht i gabuar qe "Haradinaj bene hapa mbrapa.."z.Rama me arrogancen me nivele shqetesuese dhe fjalorin e tia banal e meriton te jete persona non grata ne Kosove,sepse ne viziten e fundit na quajti gati tere popullin gomar,Ky i mjere munde te shkon ne fshatrat e Shqiprise dhe te blegron qka te don per jo edhe ne Kosove,sepse ketu nuk eshte i mireseardhur..
PërgjigjuPo gomare jeni nese vazhdoni te mendoni qe presidenti i vendit eshte tradhetar qe do me teper te miren e Serbise sesa te Kosoves. Ju eshte torolisur mendja nga Berat llaposhi aty ne Kosove dhe jeni bere te gjithe politikane, analiste madje se fundmi nacionaliste te flakte. Edi eshte politikan me stature te atille qe kur nxjerr fjalen s'i bie ne toke pa zene vend mes homologeve ballkanike e me tej. Sa te kapni ju vizionin e Rames, ju ka ardhur Serbi me ushtri deri ne Iber. Sa ka bere Rama per Kosoven ne politiken e jashtme s'kane bere udheheqesit e Kosoves per vendin e vet.