Kandidati për kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj ka premtuar se nëse do të zgjidhet në krye të qeverisë, brenda 3 muajve do të liberalizohen vizat me BE.
 
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen në Kosovë më 11 qershor.
 
Postimi i Haradinajt
Të nderuar qytetarë të Republikës!
 
Jemi vetëm një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Në takimet e shumta anëekënd Kosovës e kam thënë se brenda 3 muajsh Qeveria jonë do ta mundësoj Liberalizimin e Vizave.
 
Edhe sot e përsëriti këtë Zotim: Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën.
 
Ka ardhë #KohapërFillimineRi! Ka ardhë Koha për rrugën evropiane të Kosovës! Pa Viza! RH

dy.b/shqiptarja.com