“Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë.
“Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë. Urime Kosovë!”, ka përfunduar Haradinaj. 
(Postimi i Haradinajt në Facebook)
Thaçi: Haradinaj ka pranuar deklaratën për demarkacionin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për media në të cilën njoftoi për deklaratën e përbashkët me kryetarin e Malit të Zi për ratifikimin e demarkacionit, ka treguar se lidhur me këtë deklaratë është i njoftuar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.
“Po, kryeministri është i njoftuar me këtë deklaratë, e ka lexuar dhe e ka pranuar atë”, ka thënë Thaçi. Thaçi ka paralajmëruar konsultime të shpejta me partitë politike me qëllim që marrëveshja të ratifikohet sa më shpejt. Haradinaj ka qenë kundërshtari më i madh i marrëveshjes aktuale të demarkacionit me Malin e Zi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










