Jahja Lluka, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, pajisjen e kreut të qeverisë me pasaportë shqiptare

I pyetur nëse Haradinaj do e përdorë pasaportën shqiptare për të aplikuar për vizë në SHBA si shtetas shqiptar, Lluka mohoi kategorikisht, duke theksuar se një gjë e tillë është e panevojshme. Lluka sqaroi gjithashtu se Haradinajt nuk i është refuzuar viza amerikane, por nuk ka marrë përgjigje pas aplikimit. 

"Nuk ka refuzim të vizës së kryeministrit Haradinaj. Presidenti Donald Trump uroi Haradinajn për festën e Vitit të Ri. Kryeministri ka aplikuar por nuk ka refuzim. Kryeministri nuk aplikon për vizë amerikane me pasaportë shqiptare sepse është e panevojshme. Është e pamoralshme një gjë e tillë", tha Lluka. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com