Haradinaj: E ardhmja pa “park
të paqes” dhe pa barrikada
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë sot vlerësimet e tij edhe për protestën e djeshme në Mitrovicë dhe agravimin e situatës në këtë protestë. Kreu i AAK-së ka folur edhe për kushtet e Vetëvendosjes për t’ju bashkuar koalicionit të opozitës, i cili u krijua nga AAK-ja, LDK-ja dhe Nisma.
PRISHTINE- Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë sot vlerësimet e tij edhe për protestën e djeshme në Mitrovicë dhe agravimin e situatës në këtë protestë. Haradinaj e ka vlerësuar këtë, si veprim të nxituar duke thënë në anën tjetër se qetësia është shumë e rëndësishme, dhe se e ardhmja do të jetë pa “park të paqes” dhe pa barrikada.
“Atje besoj se është me rëndësi me pas qetësi më së pari në veri, mos me u nxitë, ose mos me u nxitue me veprime askush. Për shkak se e ardhmja do të jetë e mirë, do të jetë pa “park të paqes”, pa barrikada, pa mosbesim të ndërsjellët. Mendoj se fokusimi më i madh duhet me shku kah krijimi i besimit të ndërsjellët jo me veprime të nxitume”, thotë Haradinaj.
Përveç kësaj, kreu i AAK-së ka folur edhe për kushtet e Vetëvendosjes për t’ju bashkuar koalicionit të opozitës, i cili u krijua nga AAK-ja, LDK-ja dhe Nisma.
Haradinaj thotë se ende nuk iu kanë përgjigjur kushteve të Lëvizjes Vetëvendosje, por që ai ka bërë me dije se janë në drejtim të mirë të dialogut me Vetëvendosjen, dhe thotë se do të takohen në ditët në vijim për këtë çështje.
“Jo ende s’jemi përgjigj, por besoj do të kemi takim të radhës të bisedojmë më tutje për ato që i kemi bisedue herën e fundit edhe që i kem marrë edhe me shkrim... Nuk kem caktu datë, mund të jetë gjatë kësaj jave, mund të jetë edhe në ditët që vijojnë... Kemi pas takime të mira deri tash, besoj se është një drejtim i mirë për ato çka po bisedojmë”, shprehet Haradinaj, njëherit edhe i nominuar për kryeministër nga koalicioni opozitar, LDK- AAK- NISMA.
Këto komente i pari i AAK, Ramush Haradinaj, i ka bërë pas takimit me ambasadoren e Belgjikës në Bullgari, jorezidente për Kosovën, Anik Van Calster, të shoqëruar nga shefi i Zyrës Belge në Prishtinë, Pascal Gregoire me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim thanë se është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalojmë dhe rolin e rëndësishëm të Aleancës në kuadër të tyre, e Van Calster thotë se është diskutuar edhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.
“Ne patëm një diskutim shumë të mirë ne folëm për marrëdhëniet bilaterale, rreth të ardhmes evropiane të Kosovës dhe të ardhmen e Kosovës në përgjithësi, dhe jemi të përkushtuar për më shumë marrëveshje bashkë në disa fusha”, deklaron Anik Van Calster.
Marrë nga "Kosova Press"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.3%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7903
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15