Haradinaj e Veseli në konferencë:
Nesër prezantohet kabineti

Haradinaj e Veseli në konferencë:<br />Nesër prezantohet kabineti
Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me kandidatin për kryeministër Ramush Haradinajn, kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, nga ku kanë njoftuar se duke nisur nga e premtja Kosova do të ketë kabinetin e ri qeveritar.

Gjatë fjalës së tij Haradinaj, theksoi se sot janë përgatitur për të formuar qeverinë e re.
Ai tha se duhet të ketë mobilizim më të madh qeverisës për të përmirësuar gjendjen në Kosovë.

Është gjendja në vend jo e mirë. Besoj që është një sinjal për ata që mendojnë se marrja e rrugëve të botës është zgjidhje. Kjo nuk është ashtu. Zgjidhja është këtu”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ka falënderuar të gjithë deputetët që e votuan sot, si nga pozita, ashtu dhe nga opozita.

Nga dita e sotme nuk ka më bllokadë institucionale. Kemi një axhendë të gjatë përpara nesh, që lidhet me jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Nuk kemi kohë për të humbur, ndaj kam proceduar të Presidenti i Kosovës propozimin për të mandatuarin tonë”, tha kryeparlamentari.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre