Haradinaj flet me Mogherinin
për reformat europiane të Kosovës

Haradinaj flet me Mogherinin<br />për reformat europiane të Kosovës<br>
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua në Bruksel me Përfaqësuesen e lartë të BE’së për politika të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Kreu I ekzekutivit në kosovë informoi se me mogherinin pati një takim para mbledhjes së dytë të Këshillit të Stabilizim Asociimit, ndërsa konfirmoi në rrjetin social facebook se me të bisedoi për perspektivën dhe rrugën evropiane të Kosovës.

Në njoftimin e bërë public në profiling e tij, haradinaj thotë se me dinamikën e re të qeverisjes është përshpejtuar edhe procesi i përmbushjes së Agjendës së Reformave Evropiane dhe të kritereve të përcaktuara me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

"Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian" tha Ramush Haradinaj.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë