Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiç: Mos ki frikë, Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon
Aleksander Vuçiç dhe Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e cilësoi ish-kryeministrin e Kosovës si njeri të rrezikshëm, pasi Haradinaj paralajmëroi mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Serbinë.
Haradinaj me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se “për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë”. Në postimin e tij Haradinaj i kërkoi Vuçiç të mos tregohet nervoz dhe shtoi se nëse Serbia dëshiron ta shmangë bashkimin kombëtar të Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, atëherë duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
“Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë! Mos keni frikë, z. Vuçiç. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejtën tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës”, shkroi Haradinaj.
Ai tutje sqaroi deklaratën e tij për bashkimin kombëtar, që tha se vjen si rezultat i neglizhencës së Bashkimit Evropian karshi Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Lajmi kryesor:
Vuçiç: Krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’, kërcënim për Serbinë dhe BE
/J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
Studimi i publikuar nga PE: Mjedisi politik në Shqipëri i polarizuar! Parti të dobëta opozitare, qeveria pritet të fitojë gjerësisht në zgjedhje
25 Janar, 11:54
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16