Vuçiç: Krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’, kërcënim për Serbinë dhe BE

Vuçiç: Krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’, kërcënim për Serbinë dhe BE

Aleksander Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka reaguar pas një deklaratë të bërë nga ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

"Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE-në”, ka thënë Vuçiç.

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ditën e djeshme ka deklaruar se Bashkimi Evropian me sjelljen e tij po detyron Kosovës të bashkohet më Shqipërinë.

"Nëse Kosova nuk do të bëhet pjesë e NATO-s dhe nëse nuk do të ketë  liberalizim të vizave në BE, nuk ka njohje nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe nuk jemi pjesë e KB-së, çfarë do të bëjmë më tej?", ka thënë Haradinaj.

Sipas mediave serbe, Vuçiç është shprehur se lidhur me deklaratën e Haradinajt po pret edhe reagime nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Ai kujtoi se Haradinaj është një njeri që po lutet të jetë kryeministri i ri i Kosovës dhe se, nëse ai e arrin atë me ndihmën e votave të Vetëvendosjes, mund të lindë një situatë shumë e pafavorshme në të cilën do të përpiqen për bashkimin me Shqipërinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiç: Mos ki frikë, Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e cilësoi ish-kryeministrin e Kosovës si njeri të rrezikshëm, pasi Haradinaj paralajmëroi mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Serbinë.

Haradinaj me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se  “për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë”. Në postimin e tij Haradinaj i kërkoi Vuçiç të mos tregohet nervoz dhe shtoi se nëse Serbia dëshiron ta shmangë bashkimin kombëtar të Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, atëherë duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë! Mos keni frikë, z. Vuçiç. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejtën tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës”, shkroi Haradinaj.

Ai tutje sqaroi deklaratën e tij për bashkimin kombëtar, që tha se vjen si rezultat i neglizhencës së Bashkimit Evropian karshi Kosovës dhe qytetarëve të saj.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rroftë: 19/01/2021 11:09

    Shqipëria etnike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv