Ambasada Britanike ka refuzuar ti japë vizë  Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Ky lajm ka bërë jehonë në mediat fqinje pasi Haradinaj duhet të marrë pjesë në fund të shkurtit në samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor. Ky lajm është mbajtur i fshehtë nga kryeministria Kosovare por është bërë me dije nga amabasada.

Ky izolim ndaj Kryeministrit Haradionaj vjen pasi ai dhe Hashim Thaçi nxitën shembjen e Gjykatës Speciale edhe pse ajo është bërë me marrëveshke ndërkombëtare. Dy javë më parë Haradinajt iu mohua dhe viza amerikane.

Redaksia Online
A.K/ Shqiptarja.com