Haradinaj i premtoi pasaporta 
Preshevës, Vuçiç bën ironi

Haradinaj i premtoi pasaporta <br />Preshevës, Vuçiç bën ironi
Ramush Haradinaj dha një premtim për shqipëtarët e Luginës Preshevës, duke thënë se do I pajisë ato me pashaporta të Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiqka bërë ironi me këtë të fundit, transmetojnë mediat serbe.

Vuçiq ka pyetur se çfarë do bëjnë shqiptarët e Luginës se Preshevës me pasaportat e Kosovës që ua ka premtuar Ramush Haradinaj.
 
"Me ato pasaporta larg kanë për të shkuar ata", citon tanjug të ketë thënë ai duke shtuar se nuk ka nevojë për gënjeshtra pasi e dihet saktë se sa shqiptarë ka në Serbinë qendrore dhe se ka shumë më shumë serbë në Kosovën qendrore.

"Shqiptarët mund t’i bëjnë të gjitha këto derisa i kanë mbrojtësit e vet jashtë, porse e drejta ndërkombëtare duhet të ekzistojë e të respektohet”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se Serbia nuk ka mbrojtës të tillë dhe se ajo iu është nënshtruar presioneve nge të gjitha anët për shkak të ndërgjegjes së papastër të Shqipërisë.

Vuçiq ka shkuar më tej duke thënë se: “Serbia është e detyruar të durojë presionet, ndonjëherë edhe tu nënshtrohemi, e ndonjëherë jo, për shkak të ndërgjegjes së tyre të papastër ndaj atdheut tonë, e kur s’e bëjmë këtë na e bëjnë me gisht sikur “uniatët e Europës” ose nuk e di se çfarë tjetër vetëm pse e kemi ruajtur vendlindjen tonë”, ka shruar Vuçiq.

 
Ai ka shtuar se Serbia do ta vazhdojë punën e vet, të mbrojë pavarësinë e Serbisë, integritetin territorial dhe sovranitetin ndërsa ata “le ta bëjnë punën e vet”.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre