Haradinaj i rrit rrogën Thaçit,
arsyeja është e pabesueshme
Ramush Haradinaj nuk do ta ketë më pagën më të lartë në Institucionet e Kosovës. Me ose pa dije, ai ka vendosur që t’ia rrisë pagën edhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për 25 për qind.
Ramush Haradinaj nuk do ta ketë më pagën më të lartë në Institucionet e Kosovës. Me ose pa dije, ai ka vendosur që t’ia rrisë pagën edhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për 25 për qind.
Nga 2,906 euro, ai mund të marr 3,635 çdo muaj duke filluar nga janari 2018. Krejt kjo pasi në bazë të Ligjit për Presidentin, Thaçi nuk mund ta ketë pagën më të vogël se Kryetari i Kuvendit , Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Fjala.
Në bazë të këtij ligji “Paga e Presidentit të Republikës gjithmonë duhet të jetë së paku njëzet e pesë përqind (25%) më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe udhëheqësve të tjerë institucional”.
Bazuar në faktin se Haradinaj ka anashkaluar rritjen e pagave mbi bazën e koficientëve kur ka rritur pagën e tij, ligjet në fuqi u garantojnë rritje page edhe Kryeparlamentarit Veseli dhe Presidentit Thaçi.
Kështu, Gazeta Fjala ka kalkuluar pagën aktuale të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës e cila është 2,325 euro. Sipas kësaj, paga e Presidentit është 581.25 euro më e lartë, që i bie rreth 2,906 euro.
Ndërkaq, me një rritje prej 25 për qind të pagës së Kryetarit të Kuvendit, automatikisht Presidentit i rritet paga gjithashtu për, që i bie 3,635 në muaj./zeri
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3474
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02