Haradinaj ishte në Francë për
Euro 2016, pse nuk u arrestua?

Haradinaj ishte në Francë për<br />Euro 2016, pse nuk u arrestua?
“Zemrat dhe mendjet e shqiptarëve sonte janë në Lyon të Francës”, thoshte para 7 muajsh Haradinaj, teksa po shihte ndeshjen Francë-Shqipëri, në Lyon të Francës.

Ndërkaq, disa muaj pas, mendjet e shqiptarëve janë drejt Francës përsëri, por duke menduar për arrestimin e tij.

Kreu i AAK’së ishte para 7 muajsh në Francë për të parë ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës, por nuk ishte arrestuar. Ndërkaq, sot pas 7 muajsh, Haradinaj u ndal nga autoritetet franceze. 

Madje, Haradinaj kishte postuar fotografi nga stadiumi i Lyonit, duke shprehur përkrahjen ndaj Kombëtares shqiptare.Ndërkohë, sot Haradinaj është ndalur nga policia e Francës, në bazë të një fletëarresti të Serbisë, që daton nga viti 2004-ër.

Për arrestimin e Haradinajt është reaguar zëshëm në Kosovë. Presidenti Thaçi e qeveria e Mustafës kanë reaguar, njëlloj siç kanë bërë edhe opozita dhe analistë kosovarë.

Kreu i AAK-së do të lirohet së shpejti, pasi edhe vetë qeveria franceze e ka konsideruar si jokredibil fletëarrestin e Serbisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm