PRISHTINË,- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi sot një takim me një delegacion të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Kryetari Haradinaj dhe anëtarët e BERZH-it diskutuan rreth zhvillimit ekonomik në Kosovë, problemet me të cilat po përballet Kosova në sferën ekonomike dhe për atë që duhet ndërmarrë për përmirësimin e kushteve për investitorët e huaj.
"Vendi ynë duhet të fillojë të mendojë se si të gjenerojë ekonominë, pasi ka potencial dhe është vend i pasur me burime të shumta nëntokësore, prandaj këto resurse duhet të menaxhohen mirë, drejt dhe në funksion të zhvillimit të mirëfilltë ekonomik", citohet të ketë thënë Haradinaj, sipas një komunikate për media nga AAK-ja.
Ai, po ashtu, shtoi se si nismë për të pasur një zhvillim të mirë ekonomik, duhet të jetë përmirësimi i sundimit të ligjit në vend, në mënyrë që të fitohet besimi i investitorëve të huaj. Po ashtu ai kërkoi që vendorët të bëjnë plane biznesi, në mënyrë që t'u tregojnë investitorëve të huaj saktësisht se çfarë dhe ku mund të investohet në vendin tonë. /ATSH/
/Shqiptarja.com