Haradinaj kundër Berishës: Mos i bëni karshillëk SHBA! Edhe unë kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe heqjen e taksës, por kam ruajt raportet

Haradinaj kundër Berishës: Mos i bëni karshillëk SHBA! Edhe unë kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe heqjen e taksës, por kam ruajt raportet

Sali Berisha dhe Ramush Haradinaj

Për ish-Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, shqiptarët kanë detyrim që me me SHBA-të të ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë.

Në emisionin “Quo Vadis” Haradinaj duke komentuar përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës tha se qëndrimet është shumë mirë të mbahen por jo përplasje qëndrimesh.

"Është e vështirë të përcaktohet pse kanë ardhur këto dhe si kanë ndodhur zhvillimet në Shqipëri me z. Berisha, doktorin dhe kryetarin e PD-së dikur. E kemi kurrëgjë me mbajt qëndrim, por ne në Kosovë tregohemi shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet me SHBA dhe sillemi me respekt në takime pune. Shprehim mirënjohjen tonë, qëndrimet tona, ndonjëherë ndodh edhe të mos pajtohemi, por nuk bëjmë asnjëherë diplomaci publike, luftë qëndrimesh. Për shkak se SHBA-të kanë qenë vendimtare në ndërprerjen e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën dhe për shkak të bombardimeve që i shkaktuan Serbisë, në mbrojtje të territorit të Kosovës", ka thënë Haradinaj.

"Është një lloj marrëdhënieje që i ka kodet e veta. Ne nuk i thyejmë këto kode në marrëdhëniet me Amerikën dhe prandaj duhet të bëjmë kujdes. I bëj apel të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që mos ta nxjerrin veten në pozicione të një lufte publike me administratën e Amerikës sidomos kur synojmë për BE. Ne kemi ndikime të tjera më të mëdha si Rusia e të tjerë. Mendoj se kemi nevojë për aleatë si Amerika, për mirëkuptime, edhe nëse ndodh ndonjë tejkalim, ndonjë keqkuptim ka mënyra për t’i zgjidhur çështjet ashtu siç i zgjidhin familjet tona ose të paktën me interes të ndërsjelltë", ka thënë ndër të tjera ai.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë