Haradinaj: Kurti s’është i interesuar për sigurinë e Kosovës! Të pranojë kërkesën e SHBA-së

Haradinaj: Kurti s’është i interesuar për sigurinë e Kosovës! Të pranojë kërkesën e SHBA-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Haradinaj shkruan se SHBA-ja, vendet e QUINT-it edhe vendet e tjera të NATO-s i kërkuan Kosovës pezullimin e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale dhe se qeveria e Kurtit duke mos pranuar këto kërkesa nuk punon në interes të sigurisë së vendit e as të zbatimit të ligjit.

Ai shkruan se kërkesa e pezullimit nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e Kosovës e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Populli i Kosovës dhe aleatët tonë të sigurisë i dijnë shumë mirë qëllimet e Serbisë, sponzorëve dhe satelitëve të saj. 

Por;  Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarëve të saj, që nga Ambasadori Hovenier e deri te Sekretari i Shtetit z.Blinken, kërkuan nga Kosova pezullimin e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale; 

Kësaj kërkese iu bashkuan edhe vendet e QUINT-it por edhe vendet e tjera të NATO-s, aleate tonat në siguri; Kjo kërkesë nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit; 

Ata që dalin jashtë kësaj kërkese nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit. Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës;

Kjo situatë është bardh e zi. Në vend që të vazhdohet me demagogji, menjëherë duhet të pranohet kërkesa e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.”, shkruan Haradinaj në Facebook.


Lajmi kryesor:

Largimi i Listës Serbe nga institucionet, serbët protestë në Mitrovicë për targat! Kryetarët e komunave në veri të Kosovës japin dorëheqjen


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare