KOSOVË- Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti e quan dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vonuar, por me arsye të gabuar. Kurti shkruan se për drejtësi të vërtetë, zhvillim të qëndrueshëm, progres shoqëror, demokraci institucionale, duhen menjëherë zgjedhje të reja parlamentare.
"Dorëheqje e vonuar me arsye të gabuar
Z.Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Moti është dashur të japë dorëheqje. Psh. kur e ndërroi qëndrimin për demarkacionin me Malin e Zi, kur ia rriti pagën vetvetes, kur emëronte nëpër borde e menaxhmente ndërmarrjesh me mbiemra familjesh e librezë partie, kur me 13 dhjetor 2018 e dha propozimin për marrëveshje "Ahtisaari Plus" me Serbinë, kur e paloi e rrafshoi buxhetin me asfalt, kur e kërcënoi prokurorin Blakaj, kur delegacioni për bisedime me Serbinë i doli anti-kushtetues etj.etj.
Së fundi e pa që mocionin e mosbesimit të opozitës do ta votonin edhe disa prej deputetëve që e kishin mbështetur fillimisht. E kuptoi atë që ia kishim thënë dikur: kryeministrinë e ka pasur si biçikletë hua nga PDK-ja për të bërë ndonjë xhiro...
Ne ishim e jemi kundër Gjykatës Speciale. Kemi nevojë për gjykata normale kundër krimit e korrupsionit në paqe dhe jo për edhe një gjykatë speciale kundër kinse krimeve të luftës së UÇK-së. Ata që e votuan, e vunë veten e tyre dhe gjithë Kosovën nën shantazhin e interesave gjeopolitike jashtë kontrollit tonë.
Për drejtësi të vërtetë, zhvillim të qëndrueshëm, progres shoqëror, demokraci institucionale, menjëherë nevojiten zgjedhje të reja parlamentare.
Duhet të flasë populli, të cilin aq shumë e shtypën dhe e zhvatën", shkruan Kurti.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
22.2%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 1611
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ KQZ urdhërohte të çertifikojë Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
25 Dhjetor, 17:03
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Qeveria e Kosovës, bonus 100 euro për pensionistët dhe për fëmijët deri në moshën 16 vjeç
22 Dhjetor, 12:30
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës dixhitale
22 Dhjetor, 10:49
-
Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra në Kosovë
21 Dhjetor, 16:04
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
Veton Surroi: Fjalimi që kryeministri i Kosovës nuk duhet ta mbajë në Tiranë më 2025
20 Dhjetor, 20:29
-
Prokuroria Speciale e thërret për herë të dytë kryeministrin Albin Kurti për dëshmi
20 Dhjetor, 15:31
-
Rama e Kurti shkëmbejnë mesazh me letër në Kuvendin e Prishtinës, 6 minuta takim kokë më kokë! Report Tv zbulon çfarë ndodhi pas kamerave
20 Dhjetor, 13:47
ujh
Përgjigju