Haradinaj: Lajme të mira
​për liberalizimin e vizave

Haradinaj: Lajme të mira<br />​për liberalizimin e vizave<br>
Kemi bërë hapa pozitivë drejt liberalizimit të vizave por se pa plotësuar kushtet nuk mund të ndodh liberalizimi, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se zgjidhje për plotësimin e kushtit për demarkacionin e kufizimit me Malin e Zi, mbetet arbitrazhi dhe kjo sipas tij pasi nuk i kanë votat për versionin aktual që edhe vetë e kundërshton.

Kryeministri Haradinaj, duke folur për punën e komisionit të ri, ka paralajmëruar se deri në fund të vitit do të ketë lajme sa i përket liberalizimit, pa specifikuar qartë se çfarë.

Këto komente i bëri gjatë vizitës në Ministrinë e Tregtisë, ku tha se deri në fund të vitit presin të kenë lajme të mira sa i përket liberalizimit.

Ndërsa, ministri i Tregtisë, Bajram Hasani tha se kanë biseduar për punët që kanë bërë dhe planin se si do të veprojnë më tej.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore