Haradinaj-Mustafa pozicione të
kundërta për Demarkacionin

Haradinaj-Mustafa pozicione të<br />kundërta për Demarkacionin
Kosova po shikon mundësitë për të plotësuar kërkesat e BE që të arrijnë në liberalizimin e vizave brenda zonës Shengen.

Pika e vetme që nuk është plotësuar akoma është çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Kufiri midis Kosovës dhe MAlit Zi ka krijuar edhe pozicionime të ndryshme mes lidërve të partive në Kosovë.

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka deklaruar se dëshiron që komisioni I ri të vlersojë saktë kufirin midis dy shteteve, ndërsa thotë se Kosova nuk do të votojë për versionin aktual.

Ndërkohë, kryetari I LDK-së Isa Mustafa vazhdon ti qëndroje marrëveshjes që vetë ai firmosi në Vienë, me 26 gusht 2015. Mustafa e lidh këtë fakt me arsyetimin se Kosova duhet të plotësojë kushtet që I ka përcaktuar BE në mënyrë që të Kosova të ecë përpara.

Ndërsa në anën e Vetvendosjes është krijuar qëndrimi që komisioni I ri duhet të bëjë rishikim të marrëveshjes që nga fillimi.

Isa Mustafa edhe tash kur ndodhet në opozitë dhe nuk është kryeministër, në një deklaratë për rtv21.tv ka bërë të ditur se vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë për marrëveshjen e demarkacionit, të nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre