Haradinaj në SHBA, takime të
rëndësishme, shpreh nota optimizmi

Haradinaj në SHBA, takime të<br />rëndësishme, shpreh nota optimizmi<br>
Kreu i ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ka arritur të marri vizën, ndodhet në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime me shefin e CIA- s Mike Pompeo, këshilltarin e sigurisë kombëtare të Presidentit Tramp, McMaster, si dhe me nidhmës sekretarin amerikan të Shtetit për Europën, Wess Mitchell.

Takimet e zhvilluara ka qenë vet Haradinaj ai që i ka bërë të ditur në rrjetet sociale, ku shfaq edhe nota optiomizmi.  “Kosova është e bekuar që nuk ballafaqohet e vetme me sfidat rajonale dhe globale”, shkruan Haradinaj.

Gjithashtu edhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i preisdentit Trump ka shprehur më herët mbështetjen e SHBA- së për Kosovë gjatë pritjes së zhvilluar  për rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Dua t’ju sjell përshëndetjet e Presidentit tonë. Presidenti Trump është shumë krenar për Kosovën, krenar për atë që ju keni arritur dhe shumë krenar për marrëdhëniet tona. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me ju ndërsa ju forconi institucionet demokratike, mbroni të drejtat e njeriut, përballeni me korrupsionin dhe krijoni një shoqëri të përgjegjshme ndaj sundimit të ligjit”, është shprehur Mcmaster i cili ka shtuar se Kosova duhet të rigjallërojë dialogun me Serbinë për të kaluar një nga kapitujt më të vështirë të historisë e kujteses.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

SHBA: 'Ndarja' nënkupton fund për Republikën Sërpska

SHBA: 'Ndarja' nënkupton fund për Republikën Sërpska