Haradinaj në Tiranë, Rama: Do
të shembim kufirin me Kosovën

Haradinaj në Tiranë, Rama: Do<br />të shembim kufirin me Kosovën<br /><br>
TIRANE-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa në takimin me homologun e tij, Edi Rama u përcollën 4 mesazhe të rëndësishme për bashkëpunimin mes dy vendeve.
 
Dy kryeministrat premtuan se "në fillim të vitit 2018 do të shembet kufiri mes dy vendeve, do të ketë një bashkim doganor, por edhe i përfaqësive diplomatike në botë duke nisur nga Brukseli, ndërsa do të njësohen edhe diplomat".
 
Çdo gjë do të nisë nga mbledhja e dy qeverive në Korçë në 27 nëntor në kuadër të ‘Vitit të Skënderbeut’ që do të jetë i mbushur me shumë aktivitete.
 
Rama-Haradinaj: Do të "shembim" kufirin Shqipëri-Kosovë
“Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës do të shembet dhe qytetarët do të lëviznin të lirë si në vendet e Bashkimit Europian”.

Ky është premtimi i parë dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës që pritet të marrë jetë vitin tjetër pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Korçë në datë 27 Nëntor.
 
Lehtësim procedurave për lëvizjen e lirë në kufi, ku qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës ndeshen me një mur absurd. Këtë mur duam ta shembim për ta filluar vitin tjetër me një kufi simetrik në ngjashmëri me vendet e BE, një kufi evropian. Nuk do të hiqen fare kontrollet, por do të jenë aq të rralla saqë dikujt mund t’i bjerë mos ketë asnjë kontroll gjithë jetën” deklaroi Rama.
 
Ndërsa Haradinaj u shpreh se “Jemi të vendosur që rrugëtimin drejt BE ta bëjmë së bashku me Shqipërinë. Kalimin kufitar ka kthejmë si në BE dhe të mos kemi pengesa doganore apo njësimi i diplomave. Ne e mirëpresim mbledhjen e dy qeverive, do të kemi një axhendë edhe të mëtejshme. Kemi pritur shumë vjet me u hap mes vete, jemi të angazhuar që kjo të ndodhë. Është një festë” deklaroi ai.



Bashkimi doganor, ambasadat dhe njësimi i diplomave
Tre pikat e tjera të rëndësishme që do të miratohen në mbledhjen e dy qeverive janë bashkimi doganor mes sy vendeve, ambasadat e përbashkëta dhe njësimi i diplomave.
 
Një tjetër pikë është ekuivalentimi i diplomave. Kemi dakordësi për unifikimin e tregut tonë duhet ti paraprijë unifikimit të tregut rajonal dhe në kundërshtim me të gjithë zërat për zonën ekonomike rajonale unë dua të nënvizoj se dy vendet i kanë mundësi për qenë shembull.
 
Do të mbyllim procesin e bashkimit doganor në portin e Durrësit, porti nuk është vetëm i Shqipërisë zyrtare, por edhe i shqiptarëve të Kosovës dhe është porti që duhet të kthehet në doganë e njësuar e Shqipërisë dhe Kosovës.
 
E finalizojmë në mbledhjen e 27 nëntorit, ministrat kanë dakordësi dhe është vonuar pa asnjë justifikim. Së treti Shqipëria dhe Kosova duhet të përfitojnë nga fondet IPA dhe procesi i Berlinit, sot kemi folur për rolin e ministrave të Jashtëm.
 
Do i japim fund historisë së shpenzimeve të buxheteve tona për të mbajtur seli diplomatike veç e veç, kemi folur për një plan të përbashkët për një fond shqiptar, duke filluar nga kryeqendra e diplomacisë shqiptare për t’u shtrirë më pas
” deklaroi ai.
 
Rama: Zgjidhni demarkacionin, vijoni dialogun me Serbinë
Kryeministri Rama u shpreh se ka besim se shumë shpejt qeveria e Kosovës do të zgjidhë problemin e kufirit me Malin e Zi, ndërsa kërkoi nga Haradinaj ndryshimin e qëndrimit opozitar.
 
Kosova ka disa sfida, që nga integrimi në BE, NATO, FA, e risiguroj Haradinajn se Shqipëria e mbështet.
 
Jemi gati të jemi pjesë e zgjedhjes si aktor garant, diplomacia jonë ka qenë dhe do të jetë aktive për njohjen e Kosovës.
 
Shqipëria do të mbështesë me të gjithë fuqinë dialogun Prishtinë-Beograd duke qenë në anën e Kosovës për një zgjidhje realiste dhe çlirimi përfundimtar të Serbisë nga makthi i së shkuarës së mban peng Serbinë dhe pengon njohjen e Kosovës.
 
E shikojmë me shqetësim cështjen e demarkacionit me Malin e Zi, e domosdoshme të gjendet rruga për zgjidhjen e ngërçit me ndërkombëtarët.
 
Interesi i Kosovës është zgjidhja sa më parë e këtij procesi, pasi është kthyer në ngërc në marrëdhëniet me ndërkombëtarët.
 
 Kryeministri kërkon pak kohë të ndahet nga pozicioni opozitar. Është një problem që nuk është i Malit të Zi, është problem politik i Kosovës, që do e zgjidhë Kosova.
 
Mali i Zi është një vend dhe një popull mik i padiskutueshëm me të cilin shqiptarët kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera, shqiptarët e kanë shpëtuar dy herë Malin e Zi
” deklaroi Rama.
 
Kryeministri i Kosovës nuk la të kuptohet se ka një tërheqje nga qëndrimi opozitar, kur u shpreh se po procedohet dhe kur të kem një situatë më të qartë do i drejtohemi Malit të Zi. “Populli i Malit të Zi nuk është korit me shqiptarët, por edhe Kosova ka qenë e kujdesshme dhe i gëzohemi suksesit të Mali të Zi.

Kosova po procedon, kur të kemi një situatë më të qartë do i drejtohemi vendit fqinj, interesimi ynë është forcimi i marrëdhënieve tona”
deklaroi ai. Demarkacioni është kusht i BE për Kosovën për liberalizimin e vizave.



UNESCO/ Rama mesazh Vuçiçit. Haradinaj optimist
Dy kryeministrat në konferencën për shtyp janë pyetur edhe për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
 
Rama tregoi edhe një bisedë që kishte bërë me Presidentin e Serbisë, Vuçiç pas përpjekjeve nga Beogradi për ta penguar.
 
Unë ia kam thënë Vucic, se nuk e kuptoj logjikën e Serbisë për refuzimin e Kosovës në UNESCO. Pasi nëse për serbët kanë një rëndësi të posaçme monumentet e kulturës në Kosovë duhet të ishin të parët që duhet të vraponin për të vendosur në mbrojtjen e UNESCO, ku pa dëshirën e tyre qeverisin shqiptarët.
 
Kush humbet? Kosova humbet më pak se Serbia, sepse UNESCO dihet se cfarë është dhe i duhet Serbisë që të jetë në Kosovë për të mbrojtur atë që ata e quajnë trashëgimi të tyre kulturore.
 
Është absurd qëndrimi serb. Presidenti serb i ndjek në kohë reale zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë dhe për këtë do të japë një përgjigje, nëse nuk do të ta jepte do të thotë se po reflekton. Sa për vota janë të fshehta, se ju e keni parë se kush thotë i ka votat i dalin mangët
” tha Rama.
 
Ndërsa Haradinaj tha se po punojmë që Kosova këtë jetë të jetë e suksesshme në votimin për anëtarësimin në UNESCO.
 
Kosova është anëtare e vlefshme për UNESCO-n, pasi ka diversitet dhe kur do që të ndodhë do të fitojë trashëgimia. Do të punojmë, nëse do të anëtarësohemi këtë vit do të ishte fitore, nëse jo do të anëtarësohemi herën tjetër”.

Rama: Dy qeveritë mblidhen në 27 nëntor/ Axhenda dhe 4 mesazhet e Ramës
Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës do të mblidhen në 27 nëntor në Korçë në kuadër të Vitit të Skënderbeut.
 
Përsa si përket mbledhjes Rama u ndal në disa mesazhe që në thelb kanë interesin e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve.
 
Teksa kryeministri i Kosovës e nderon Shqipërinë nuk kishte si të mos nguteshim për të mos celë siparin për konkretizim të vitit të Skënderbeut. Që e duam sa më të gjallë në imagjinatën e ardhmërisë, si gur kilometrik në ndërlidhjen mes veti dhe fqinjësie nën  një çati të përbashkët evropiane. Në përshkrimet ndaj heroit tonë spikat ai i bërë ‘Skënderi frymëzonte hijeshinë’.
 
Gjatë këtij viti që nis me mbledhjen e dy qeverive në 27 nëntor dhe vijon në 28 nëntor me 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë do të ishte paudhësi të vijonte nacionalizimi. Vitin e përvjetorit  e duam si motiv për të ripërtërirë lidhjet mes njërit tjetrit dhe yll orientues krah njëri tjetrit, më të bashkuar në funksion të një të ardhmeje të merituar. Duam t’i biem pas motos së heroit ‘Ndiqmëni”. Komisioni do të ketë një kuadër pune të përbashkët në kujdesin e Thacit dhe Metës dhe falë përpjekjes në një tryezë të gjithë pjesëmarrësve ku përfshin autoritete të dy vendeve.



 
Viti duhet të shërbejë si busull, por edhe pakt i pashkruar përgjegjshmërie në funksion të njerëzve. Thelbi i mesazhit të Kuvendit të Lezhës duhet ta përshkojë këtë vit dinamikë për interesin përbashkues të shqiptarëve. Mesazhi i parë duhet ti kushtohet botës shqiptare për të forcuar lidhjet, për të rritur pjesëmarrjen e cdo shqiptari, sidomos atyre në diasporë.
 
Përpjekje për të regjistruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për të ushtruar të drejtën e votës, si e drejtë vendimmarrëse, cka Kosova e ka nisur dhe në këtë aspekt është edhe një model për t’u marrë shembull. Duam të angazhohemi për fëmijët e kombit tonë, për të gjetur rrugët për t’iu qasur për të përfituar dijen në funksion të kombit, por edhe forcimit të lidhjes. Mesazhi i dytë do të ishte ai i Shqipërisë së dijes për qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës.
 
Për të hapur rrugë krijimin e një akademie shqiptare pa kufi ku të gjitha mendjet e ndritura të vendit tonë të jenë në një çati, në funksion të atyre vlerave dhe asaj trashëgimie për ta nxitur dhe promovuar si një vlerë e pandashme e rrugës sonë. Na takon ne si dy qeveri të konsiderojmë seriozisht kërcënimin që i bëhet gjuhës shqipe, dhe domosdoshmërinë që t’i bëhemi mbrojë kësaj arritje të jashtëzakonshme.
 
Mesazhi i tretë do të ishte ai i qytetarisë, ku partner do të jenë komunat shqipfolëse dhe organizmat e diasporës. Mesazhi i katërt do të ishte ai i dinjitetit qytetar, program për të pasur objektiva për shanse të denja për rininë. Radikalizimi, lufta ndaj ekstremizmit. Kryesoja është duke dalë me kalendarin përfundimtar, është fakti që nuk mund të jetë viti i të qokave, por viti i shqiptarit të zakonshëm dhe i fëmijëve të kombit shqiptar. E ardhmja e përbashkët në BE, jo si popull i ndarë në dysh
".
 
Ndërsa Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova nuk është vetëm, pasi ka Shqipërinë në krah në të gjithë proceset integruese.
 
Edhe në momentet më të vështira tonat nuk kemi mbetur vetëm, bashkëkombësit kanë qenë me ne. Kosova është e përgjegjshme ndaj komuniteteve dhe sot e ndien përgjegjësinë si shtet i ri. Duhet të forcojmë lidhjet me Shqipërinë. Na vjen mirë, që na jepni mundësinë të jemi në një vit të angazhimeve të përbashkëta, që është i lidhur me figurën e heroit tonë, Skënderbeut. Duhet të sigurojmë shqiptarët kudo që jetojnë që ta ndiejmë njëri tjetrin më afër. Unë kam kuptuar rrugëtimin që na pret që fillon në mbledhjen e qeverisë në 27 Nëntor në Korçë, temat mund t’i përmbyllim deri në atë takim. Për t’u raportuar qytetarëve për arritjet”.
 
Gjatë vizitës në Shqipëri, Haradinaj pritet që të takohet edhe me Bashën, Berishën dhe zyrtarë të tjerë të lartë.





[gallery]24048[/gallery]
rama haradinaj

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor