Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi sot se nuk pajtohet me vlerësimin e Presidentes Jahjaga për të mos e dërguar në Gjykatën Kushtetuese pikën 127 të aktvendimit ekzistues.
Në një prononcim për mediat, Haradinaj, tha se "unë jam pak i shqetësuar me këtë qasje të presidentes, për shkak se komunitetet kanë bërë një kontribut të tyre dhe kanë kërkuar ndihmën për të dalë nga gjendja. Tani ne si deputet do ta shfrytëzojmë rrugën që na mbetet dhe besoj se do t'i drejtohemi Gjykatës".
Sipas KosovaPress, Haradinaj shtoi se "brenda kësaj jave do të vendosin nëse vetë blloku do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se nuk i ka mbetur rrugë tjetër, përveç se ata t'i drejtohen vetë Gjykatës Kushtetuese për ta sqaruar pikën 127, e jo për të sjellë ndonjë vendim të ri".
Edhe minoritetet në Kosovë, janë shprehur të zhgënjyera me refuzimin e kërkesës së tyre nga ana e presidentes. Deputetja Duda Balje, pas takimit që kanë pasur partitë e minoriteteve në Kosovë, duke përfshirë edhe Listën Srpska, u shpreh se "jemi të pakënaqur me përgjigjen e presidentes, sepse e kishim konsideruar ndërmjetëse mes pakicave dhe Gjykatës Kushtetuese dhe konsideronim që ajo do ta dërgojë kërkesën tonë në Gjykatën Kushtetuese që më në fund të zgjidhet pika 127. Ajo shtoi se pas kësaj përgjigje do të ulen sërish dhe do të diskutojnë për veprimet e tjera që do të ndërmarrin si deputetë të pakicave, që kjo krizë të zgjidhet
ATSH
/Shqiptarja.com