Haradinaj: Ose e bëjmë siç duhet
ose s'ka marrëveshje me Malin e Zi

Haradinaj: Ose e bëjmë siç duhet<br />ose s'ka marrëveshje me Malin e Zi
Gjatë një takimi elektoral kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se qeveria e tij po punon për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, liberalizimin e vizave për shtetasit e kosovës.

Ajo që ka theksuar në mënyrë të veçantë në takimin me elektoratin e Podujevës është se ai po e shikon me kujdes çështjen e demarkacionit me Malin e Z, duke deklaruar se vija kufitare është në Çakorr.

Kryeministri  është shprehur se nuk ka votë Kosova për versionin me dy të tretat , s’mund të votohet në këtë mënyrë, ka shtuar kreu Qeverisë.

“Ne ose do ta bëjmë marrëveshjen me Malin e Zi siç duhet, ose nuk ka marrëveshje, pra nuk ka marrëveshje të njëanshme për kufi, marrëveshja është e dyanshme”, tha Haradinaj.

Kosova mban zgjedhjet lokale këtë të dielë dhe klima politike është ndezur sidomos çështja e demarkacionit me Malin e Zi ngjall një interes të veçantë tek elektorati Kosovës.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre