Haradinaj paralajmëron: Armët ruse në Serbi, rrezik për Kosovën

 Haradinaj paralajmëron: Armët ruse në Serbi, rrezik për Kosovën

Në një postim në Facebook, kryeministri në detyrë shkruan se, “Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, shkruan Haradinaj.

Disa ditë më parë, Rusia dërgoi sistemin e saj S-400 dhe atë Pantsir-S në Serbi, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët të quajtur “Mburoja Sllave 2019”, që Moska zhvilloi me Serbinë.

Gazeta serbe  'Blic' në një shkrim të sa vëren se amerikanët e konsiderojnë shqetësues lajmin se Serbia planifikon të marrë nga Rusia sistemin raketor Tokë-Ajër S-300 ose S-400, dhe kujton se përmes të dërguarve të saj, SHBA janë të shqetësuar për këto blerje.


Lajmi kryesor:

Gazeta 'Blic': Tre arsyet e presionit të SHBA Serbisë dhe Kosovës për arritjen sa më shpejtë të marrëveshjes përfundimtare


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli