Haradinaj:Po të pyetesha unë
Albin Kurti dilte që sot nga burgu

Haradinaj:Po të pyetesha unë<br />Albin Kurti dilte që sot nga burgu<br>
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se mbajtja e Albin Kurtit në burg është e padrejtë, nëse do të më pyesnin mua ai do dilte që sot nga burgu.

Më tej Haradinaj shpjegoi se është e padrejtë mbajtja në burg e Kurtit,pavarësisht se nuk jam dakord me atë për shumë tema.

“Mbajtja e Albin Kurtit në burg për shkak të kundërshtimeve të tij politike është e padrejtë. Është e pakuptimtë mbajtja e Kurtit në burg, nëse do varej nga mua ai lirohet që sot pavarësisht se nuk jam dakord me atë ”, tha Ramush Haradinaj.

“Kam bërë apel, por tash s’mund të shkoj të bëhem prokuror dhe gjykatës, edhe nuk mund të hi në vendime të prokurorëve dhe gjykatësve, edhe nuk e kam atë drejt dhe nuk duhet të marrin këtë se po ndërhyj në drejtësi, por mendimi është që sa më shpejt Kosova t’i përmbyll këto përndjekje”, tregoi Haradinaj.

Ky reagim vjen pas vendimit për burgosjen e Albin Kurtit për shkak të qëndrimeve politike kundër qeverisë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë