Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas një takimi të zhvilluar sot me partnerët e koalicionit, deklaroi se ende nuk kanë arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosja.
Sipas medias kosovare, Haradinaj deklaroi se "kemi zhvilluar bisedime intensive me Vetëvendosjen dhe ekziston mundësia reale e arritjes së një marrëveshjeje, ndonëse ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë".
Ai shtoi se pret që kjo të ndodhë para seancës së 12 shtatorit.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, theksoi se "Vetëvendosja nuk u ka vënë kushte për arritjen e marrëveshjes, mirëpo ka thënë se bisedimet po bëhen për çështje parimore".
"Me vetëvendosjen nuk kemi diskutuar për kushte. Bisedimet po bëhen për çështje parimore dhe e tillë do të jetë edhe marrëveshja me këtë subjekt politik," tha Mustafa pas takimit.
Mustafa u shpreh se do t'i përkushtohen gjetjes së zgjidhjes, pas dështimit të kandidatit të PDK- së ashtu siç e parashikon vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që ka hedhur poshtë mundësinë e shitjes së deputetëve të LDK-së, te PDK- ja./ATSH/
/Shqiptarja.com