Haradinaj: Projektet më të mira
për kosovën në samitin e Londrës    

Haradinaj: Projektet më të mira<br />për kosovën në samitin e Londrës    <br>
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj do të bëjë  prezantimin e mbi 30 projekteve në samitin e Londrës javën që vjen. Samiti do të bëjë bashkë 6 kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), derisa në vazhdën e përgatitjeve, kryeministri Haradinaj ka zhvilluar

një takim me drejtorin e Konstituencës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku bën pjesë edhe Kosova, Ove Jensen, me të cilin  bisedoi në lidhje me projektet me të cilat prezantohet Kosova dhe për lehtësimin e procedurave administrative deri tek financimi i tyre nga ana e BERZH-it

“Jemi të përkushtuar si Qeveri që të vazhdojmë punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e bizneseve dhe sektorin privat, t’i japim kahje zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. Për disa muaj, ne kemi punuar ngushtë me të gjithë akterët nga sektori privat dhe publik që të zgjedhim projektet më të mira, më të nevojshme për t’u prezantuar në Samit”, tha kryeministri Haradinaj.

Roli i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në Kosovë, është mjaft i rëndësishëm, për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë dhe vazhdon të japë ky institucion financiar ndërkombëtar, për çka kryeministri Haradinaj i falënderoi duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Investimet e deritanishme të BERZH-it në Kosovë, kanë dhënë rezultate tha kryeministri Haradinaj, me ç'rast theksoi rolin e Qeverisë në hartimin e politikave të favorshme për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit privat e që do të ndikonin direkt edhe në hapjen e vendeve të reja të punës dhe një perspektivë më të mirë ekonomike.

Koordinatori i BP6 (ËB6) dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Gazmend Abrashi, theksoi se për më shumë se 4 muaj Qeveria ka pasur angazhim konkret për evidentimin dhe seleksionimin e këtyre projekteve, të cilat kalojnë vlerën e 500 milionë eurove, derisa projektet vijnë nga sektori privat dhe ai publik dhe janë të shtrira në shumë komuna të vendit.

Nga ana e tij drejtori i BERZH-it, Ove Jensen, vlerësoi angazhimin e kryeministrit Haradinaj dhe të Qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim të mëtejshëm, veçmas në lehtësimin e procedurave administrative për financimin e këtyre projekteve.

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Lordi Lancaster: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO

Lordi Lancaster: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO