Haradinaj për taksën: Pse të hiqet, kur me të i tregojmë Serbisë se ku e ka vendin

Haradinaj për taksën: Pse të hiqet, kur me të i tregojmë Serbisë se ku e ka vendin

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është deklaruar së fundi se nuk do të lejohet që heqja e taksë 100% ndaj mallrave serbe, të jetë kusht për vijimin e mëtejshëm të dialogut Prishtinë-Beograd.

Përmes një  intervistë të dhenë për RTV21, Kryeministri Hardinaj ka thënë se nëse taksa është problemi dhe do të konsiderohet më i rëndësishëm se vetë dialogu për të dy vendet,  atëherë ajo nuk do të hiqet kurrë.

 “Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi për ta hequr, kurrë mbi këtë dhe. Nëse taksa qenka problemi, kurrë s’kemi për ta heq. Nëse përmes taksës ne i tregojmë vendin Serbisë, pse duhet ta heqim, ata nuk duan të na njohin, s’po duan marrëdhënie fqinjësore, po duan ne t'ua blejmë mallin,ndërsa ata të na parashtrojnë kushte që ne të shkojmë në tryezë negociuese”, ka thënë Haradinaj.

 Kreu i qeverisë së Kosovës  ka thënë se nëse shefja e politikës së Jashtme Federica Mogherini nuk do të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, atëherë mos ta thërras dialogun.

Qeveria e Kosovës, mori vendimin për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe më 21 nëntor 2018 nderkohë që ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje për anulimin e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erjon: 22/02/2019 19:22

    Ec aty plako ne shtepin tende komandon ti jo serbi na bene krenar si shqiptar qe jam flmnders

    Përgjigju
  • Shqiptar: 22/02/2019 18:29

    O ti je burr shteti. Ti i duhesh Shqipris se madhe dhe shqiptarve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë