Haradinaj shënjestron deputetët
për formimin e Qeverisë

Haradinaj shënjestron deputetët<br />për formimin e Qeverisë
Koalicioni PAN dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vënë në shënjestër deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, në kuadër të përpjekjeve për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Këto përpjekje politike kanë sjellë mbështetjen e parë verbale që i është dhënë Haradinajt për formimin e Qeverisë nga tabori rival, Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht nga Teuta Rugova, bija e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, i cili ishte dhe themelues i LDK-së.

Megjithatë, Teuta Rugova nuk ka thënë se do ta votojë apo jo Haradinajn, por i ka bërë thirrje LDK-së që të veprojë siç do të vepronte presidenti Rugova, përkatësisht që të mos bllokohet procesi i formimit të Qeverisë.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka vizituar të premten, familjen Rugova dhe deputeten e zgjedhur Teuta Rugova [LDK]. Sipas një komunikate të AAK-së, Haradinaj ka marrë mbështetjen e familjes Rugova, dhe rrjedhimisht edhe të deputetes Teuta Rugova për formimin e Qeverisë.

Nga koalicioni PAN, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhajkishte paralajmëruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se synohen marrëveshje me disa deputetë dhe jo me parti politike jashtë koalicionit PAN.

Andaj, pretendimet e Haradinajt që t’i sigurojë mbi 61 vota për formimin e Qeverisë, nuk kanë të bëjnë vetëm me Teuta Rugovën, por edhe deputetë të tjerë.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli