Haradinaj shkarkon komisionin 
e demarkacionit me Malin e Zi

Haradinaj shkarkon komisionin <br />e demarkacionit me Malin e Zi
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, me të marrë detyrën, menjëherë ka marrë një vendim.

Haradinaj ka shkarkuar sot Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Përmes një njoftimi për media, zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se Haradinaj ka caktuar Shpejtim Bulliqin, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Haradinaj shkarkon Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre