Lajmi se kryeministrit të Kosovës iu refuzua viza amerikane pak ditë më parë u kthye në kryefjalën e medieve në Prishtinë, por jo vetëm. Pas marrjes së shtetësisë shqiptare nuk dihet nëse Haradinaj do aplikojë sërish për vizë amerikane, pasi ka marrë pasaportën shqiptare.
/Shqiptarja.com
Pas dekretit të Nishanin për shtetësinë, Haradinaj shprehet se sot ka marrë pasaportën shqiptare, ndërsa falënderon drejtuesit e shtetit shqiptar.
Postimi i plotë
Vitin e kaluar, gjatë periudhës së qëndrimit tim në Strasburg, me dekret të posaçëm nga ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me është dhënë shtetësia shqiptare, mua dhe bashkëshortes sime, Anitës. E falënderoj shtetin shqiptar dhe e kam për nder të jashtëzakonshëm, që sot u pajisa me pasaportën e Republikës së Shqipërisë.
d.b/shqiptarja.com







