Ramush Haradinaj ende nuk ka reaguar vetë për deklaratën e Edi Ramës, i cili u shpreh të enjten në mbrëmje se do ta hedhë në gjyq, por brenda ditës së sotme i është përgjigjur përmes dy këshilltarëve.

Fillimisht ishte Meliza Haradinaj, që tregoi sipas saj prapaskenat e Samitit të Berlinit, ndërsa në mbrëmje ishte Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, që publikoi fotografinë e Albin Kurtit me kryeministrin Rama dhe aktorin francez, Gerard Depardieu.

Matoshi thotë se fotografisë së Kurtit, Ramës dhe Depardieut, që e cilëson si mikun e Vladimir Putinit i mungonte edhe adhuruesi i Sllobodan Millosheviqit, austriaku Peter Handke, i cili mori çmimin Nobel për Letërsi. Halil Matoshi kritikon Ramën për deklaratat kundër Haradinajt. 

Rama tha të enjten në mbrëmje se do ta hedh në gjyq ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit ishte shprehur se kishte ndaluar një plan të kryeministrit të Shqipërisë, në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë dhe Hashim Thaçin, për ndarjen e Kosovës, madje ata kishin planifikuar për të grabitur 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës.

Postimi i plotë i Halil Matoshit
Darka e gabueme

... dhe Albin Kurti

(Njerëz kontrovers në nji fotografi familjare)

Gerard Depardieu, njeriu që masi iku nga Atdheu i tij Franca, hatri i taksave, u gjet në përqafim të Presidentit autoritar rus Putin, u vlerësu se âsht nerë për Gjirokastrën me ia dhânë “Çelësin e qytetit”!?

Njisoj pati vepru Edvin Rama kur i pati dhânë “Çelësin...” e Tiranës, Goran Bregovićit, mikut të shovenistit serb Emir Kusturica, njiherit mik i “Kasapit të Ballkanit”, Milošević.

Porse, fitografia familjare e Edvinit dhe Albinit (Sic!?) me aktorin francez, nuk e plotëson mozaikun pa Peter Handken, mikun tjetër të Miloševićit!?

Rama âsht mirë me propozu dhânien e “Çelësit të Vlorës” - qytetit të Ismailqemal Vlorës, nobelistit austriak, derisa në anën tjetër, kërcënon dhe fyen Heroin e gjallë të Kosovës dhe homologun e tij kosovar, në detyrë, Ramush Haradinaj!???

Degradimi i vlerave morale që njihen si vlera të përbashkëta europiane, nuk ka të sosun në tokën e shqiponjave.

Pse i kafshohet shpirti Kosovës?

P.S.

Vlerat e përbashkëta i mbrojnë në Beograd Nataša Kandić dhe Čedomir Jovanović, ta zâmë, porse Rama dhe kryebashkuakët e qyteteve shqiptare nuk u kujtuen me i nerue ata!?

Postimi i Halil Matoshit