TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të hedhë në gjyq ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Paralajmërimi për padi ndaj Haradinajt, kryeministri Rama e bëri mbrëmjen e djeshme në ‘Opinion’, lidhur me një deklaratë të tij për një skenar për ndarje të Kosovës.
Haradinaj ishte shprehur se kishte ndaluar një plan të kryeministrit të Shqipërisë, në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë dhe Hashim Thaçin, për ndarjen e Kosovës, madje ata kishin planifikuar për të grabitur 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës.
“Për 10 miliardshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes. Në gjykatat e Kosovës zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë. Por një gjë ditë të them unë, këtyre lloj politikanëve bravo u qoftë që gjejnë dhe bëjnë i them unë… Dmth që ti thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do të ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh akoma vota… Ata që votojnë për këtë lloj politike ato qofshin dhe bravo u qoftë!”,-u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama shtoi se për Haradinajn doli publikisht për ta përgënjeshtruar, pasi ai kishte pretenduar se i kishte bërë presion gjatë një takimi në Berlin, në prani të Merkel dhe Macron për të hequr taksën e vendosur nga ai për produktet serbe.
“Është ish-kryeministri i Kosovës ky dhe dorëheqjen, me demek dhe është akoma atje është një person për të cilin jam detyruar për herë të parë dhe hera e fundit që të dalë publikisht, sepse gënjeu në mënyrën më të paskrupullt”,- tha Rama.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.5%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 954
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Elezi: Pas 11 majit këta do bëhen bashkë kundër SPAK, politika komandohet nga Rama dhe Berisha! Hoxha: Partitë e reja të ishin bashkuar, humbën shansin
31 Mars, 18:20
-
‘Paskan dhe një pyetje tjetër këtu, o Rame…!’ Basha s'i 'shqitet' kryeministrit, e ngacmon me VIDEO-mesazh e shkelje syri nga Peza: Vijshe nganjëherë këtu përpara, ti e di se ça bëje...!
31 Mars, 17:52
-
Frrok Çupi: Dikush e vodhi, por kush? Gazidede apo Gazibardhi?
31 Mars, 15:19
-
Do shkrijë SPAK me Gjin Gjonin? Berisha: S'mund të vazhdojë kështu, amniston krimet elektorale! Sulmon edhe gjyqtaren Gjoka
31 Mars, 14:03
-
Mërtiri për Report Tv: Berisha është bashkuar me ‘opozitën e kërpëratave’, bëri lista që askush mos t’i kërkojë dorëheqje
31 Mars, 13:27
-
Rama poston videon me bufat, ironizon Berishën: Në rrjedhje të lirë
31 Mars, 12:35
-
Takimi i Ramës në Athinë/ Guri në Report TV: Dera e hapur e BE, falë diasporës shqiptare! Përveç retorikës, Athina zyrtare s'ka ofruar asgjë për Shqipërinë
31 Mars, 12:31
-
FOTOLAJM/ Rama: Vota për mua e PS, për Shqipërinë në 'sofrën' e qytetërimit evropian
31 Mars, 09:07
-
Rama ndan videon nga takimi me emigrantët në Athinë: Emocioni i një të diele kuqezi!
31 Mars, 08:07
-
Ura mbi Bunë merr dritën jeshile, Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë! Një hap larg nga realizimi i projektit strategjik Velipojë-Ulqin
30 Mars, 21:05
-
Rama ndan fotot nga takimi me emigrantët në Athinë: I bindur që nga Greqia do na vijë një buqetë e bukur duarsh me numrin 5 më 11 maj
30 Mars, 20:42
-
Fjala e PLOTË/ Edi Rama nga Athina: Do uleni në çdo tryezë të Europës si shqiponja! Ju e dini çfarë poshtërimesh keni hequr (VIDEO)
30 Mars, 19:54
Dordomusi: Me vjen keq per ty, si duket truri yt kontrollohet vetem me frige,te mungojne informatat qe te keshe nje qendrim njerezor etik e neutral ne rrjedhat politike Shqiptare. Une shkrova mendimin tim dhe kjo e drejte nuk mund te me mohohet nga askush as ne Kosove e as ne Shqiperi. Frige nuk kam nga askush pasi askujte nuk i kam borgje.po ta shkruaj nje fjale nga gjyshi im: Askush nuk vdese pa nji marre,e politikajte tane do vdesin me shume marre.
PërgjigjuVetem me Rambon mos u kap se burra si ai vdesin vetem nje here ata si ty vdesin per dite...nga frika !
PërgjigjuNe jeten normale njeriu digjet nje here,ne politike cdo dite...Curcil. Politika Europiane eshte thike me dy teha, presim e bejme dua te theme nese Ramushi nuk ka kuptuar planin Diplomatik atehere duhet ti kerkoje falje Edit. Zot. Rama ka prirje Diplomatike eshte me i shkathet ne kuptimin e gjerave politike gje qe Zot. Haradinaj nuk mund ti kuptoje,ky eshte mendimi im personal. Ramushi eshte i mire per Ushtri e jo per politike,nuk ka prirje. Tani mbetet te presim rrjedhat e ngjarjes interesante Ballkanike te frymezuara nga politika Franceze.
Përgjigjuramushi ka djeg gonicion testate
Përgjigju