Haradinaj: Të martën parlamenti
voton për kufirin me Malin e Zi

Haradinaj: Të martën parlamenti<br />voton për kufirin me Malin e Zi<br>
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se seanca për demarkacionin do të zhvillohet ditën e martë të javës që vjen. “Seanca për demarkacionin mbahet të martën në ora 14:00. Edhe për mua nuk ka qenë një proces i lehtë dhe vazhdon të mos jetë një proces i tillë. Por nuk po mund ta shoh popullin tim të izoluar, duke pasur parasysh se megjithatë kemi arritur ta ruajmë tërësinë territoriale dhe mundësinë e korrigjimit të marrëveshjes në drejtimin e Çakorrit dhe Kullës”ka deklaruar kryeministri.

Vetëvendosje është kundër marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë përkrah votimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, por votat e tyre nuk janë të mjaftueshme, meqë nevojiten dy të tretat e 120 deputetëve. Autoritetet janë vënë në përpjekje për të siguruar edhe vota nga disa deputetë tjerë të opozitës apo Listës Serbe.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel