Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar këtë të enjte se masa ndaj importit të mallrave serbe nuk duhet të hiqet deri në momentin kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Haradinaj e bëri këtë deklaratë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku është diskutuar për politikën e jashtme të vendit.
“Unë mendoj se masat që kemi vendosur ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia duhet të jenë të përheshme deri në njohje, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran nuk duhet ta heqim” tha Haradinaj, transmeton REL.
Kryeministri i Kosovës bëri më tej thirrje që të mos ketë tërheqje ndaj këtij vendimi edhe në rast se do të ketë “lutje, përkrahje apo këshilla si kundërvlerë”.
Pas daljes nga seanca e Kuvendit, Haradinaj u tha gazetarëve se ka njoftuar përmes një letre ambasadorët e përfaqësuesen e BE-së, Nataliya Apostolova, me arsyet e vendosjes së taksës.
“U kam shpjeguar faktet pse kemi ardhur deri te ky vendim në çka jemi bazuar. Është një vendim i Kosovës, sovrane në mbrojtje të interesit të vet, por është i argumentuar pse e bëjmë këtë. Kryesisht ndërlidhet me mosrespektimin e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Serbi nga ana e Serbisë duke vënë bllokadë tarifore për produktet tona, shtuar këtu edhe agresivitetin ndaj Kosovës”, tha më tej Haradinaj.
Kjo deklaratë e Haradinajt vjen një ditë pasi Kosova vendosi të rrisë taksën doganore ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës nga 10 për qind nga sa ishte deri tani, në 100 për qind. Ndaj këtij vendimi ka reaguar krahas Serbisë, edhe Bashkimi Europian. Përmes një njoftimi për mediat, përfaqësuesja Federica Mogherini bëri thirrje që kjo taksë të hiqet menjëherë pasi përbën shkelje të marrëveshjes së tregtisë së lirë, CEFTA-s.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2027, ‘The Guardian': Serbia dhe Shqipëria lënë pas ‘ndeshjen e dronit’, por tensionet ende ziejnë
10 Shkurt, 16:37
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja e Albin Kurtit e para, por kush i ka votat për Qeverinë?
10 Shkurt, 09:16
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti forcë e parë me 40.83%, por nuk arrin shumicën! Pason PDK me 22,15%, LDK 17.59% dhe AAK-NISMA 7.47%
9 Shkurt, 19:37
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja në votime mbi 40 për qind, më e ulët se më 2021 dhe 2019! Policia: Procesi ishte i qetë, pa incidente madhore
9 Shkurt, 07:08
-
Haradinaj: Përplasja e Kurtit me Grenell, serioze! Nëse fiton zgjedhjet, rrezikojmë mbrojtjen e Kosovës
5 Shkurt, 11:42
-
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
4 Shkurt, 18:31
-
Serbia apelon vendimin dhe kërkon të vijë në Shqipëri me tifozët, UEFA i kthen përgjigjen
30 Janar, 18:32
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
Ahmeti: Nuk me vjen mirë që Kosova i ka marrëdhëniet kaq të ftohta me Amerikën dhe Evropën, falë tyre u çlirua!
29 Dhjetor 2024, 16:43
-
Haradinaj: Kurti po mbron krimin dhe korrupsionin duke mos shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime
29 Dhjetor 2024, 13:41
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
Mire e ke o Ramush vellai, por mos zgjidhet me flake e pushke ky muhabet e ketu duhet pare puna.
PërgjigjuRespete Ramush, jepja si ta meritojn.
Përgjigjulider ne lufte,lider ne politike,krenar ty,tirana krenare per ty
PërgjigjuKy eshte vertet shqiptar me b***le ne shtepin e shqipes vendos shqipja mos harroni gjakun e atyre qe derdhen
PërgjigjuBravo Ramush dhe gjith politikaneve shqiptar te kosoves, patriot te vertet, fack k***rvave te shqipris qe ulin breket para grekut.
Përgjigju