Sanksionet ndaj produkteve serbe, Kosova miraton rritjen e taksave me 100 për qind

Rritja e taksës me 100 për qind ndaj produkteve serbe është miratuar këtë të mërkurë në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës e ndryshoi vendimin e 6 nëntorit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), e cila asokohe vendosi 10% masë mbrojtëse për produktet e importuara me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.

 “Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe obligohen institucionet ta zbatojnë menjëherë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj pas aprovimit të vendimit në qeveri, transmeton media kosovare “Insajderi”.

Gjatë mbledhjes, ishte ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala që propozoi ndërrimin e masës nga 10 në 100 për qind për produktet e importuara. Ai e arsyetoi propozimin e tij, duke thënë se ka ardhur si rrjedhojë e një analize që është bërë nga departamenti i Tregtisë.

“Për më tepër ka një asimetri të madhe sa i përket ofertave publike, ku kompanitë e Kosovës nuk mund të konkurrojnë ligjërisht në ofertat publike në Serbi. Në anën tjetër ka më shumë se 100 oferta publike që kompanitë serbe kanë fituar në Kosovë. Probleme të tjera ka shumë. Kosova nuk mund ta zhvillojë industrinë e saj të transportit dhe humb qindra vende pune, sepse kamionët e Kosovës nuk lejohen ta përdorin Serbinë si vend transit për në tregun e BE-së”, deklaroi ai në mbledhjen e qeverisë kosovare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025