Haradinaj vendos: Do marr pjesë
në takimin e Presidentes Jahjaga

Haradinaj vendos: Do marr pjesë<br />në takimin e Presidentes Jahjaga
Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur që ti thotë “Po” takimit të thirrur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ndryshe nga sa kanë vendosur liderët e tjerë të partive opozitare në Kosovë.

Ndonëse Jahjaha nisi ftesat tek të gjithë drejtuesit e partive politike në vend,  lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj nuk kanë pranuar që të marrin pjesë në këtë tryezë, për të diskutuar me të gjitha palët daljen nga kjo krizë politike që ka përfshirë vendin.

Partitë e tjera opozitare kanë thënë se e kanë refuzuar ftesën, pasi ajo ul në tryezë dy shkelësit e kushtetutës siç është Thaçi e Mustafa, të cilët e kanë humbur legjitimitetin popullor dhe nuk po tërhiqen përkundër shkeljeve që i kanë bërë.
 
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një deklaratë ka thënë se do të shkojë në tryezën e thirrur nga Jahjaga, për të parë mënyrën e daljes nga kriza politike. Madje, ai ka renditur 6 arsye se përse do të jetë i pranishëm në këtë tryezë.
 
Ja cilat janë ato

“1. I jam përgjigjur pozitivisht takimit të Presidentes në mënyrë që prezantoj qëndrimin tonë, tashmë të bërë publik e të palëkundur se si të dalë vendi nga kriza institucionale politike. 
2. Në këtë tryezë do të kërkoj që të shpërndahet parlamenti dhe vendi të shkojê ne zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi kjo për të dalë nga kriza. 
3. Po ashtu do të kërkoj që zgjedhja e presidentit të bëhët me votë të drejtpërdrejtë nga populli. 
4. Do t'i njoftoj aktorët e kësaj tryeze se Opozita e bashkuar është e vendosur ta vazhdojë kundërshtimin politik e qytetar deri në përgjigje pozitive për këto kërkesa. 
5. Vlerësoj se izolimi i udhëheqësve opozitarë, nënkupton izolim nga kauza e drejtë e opozitës, e cila duhet të depërtojë çdo kund, duke përfshirë edhe qarqet ndërkombëtare. Ndërkaq vlerësimet e individëve për qëndrimin tim dhe të AAK-së, në raport me këtë tryezë, i konsideroj ose të ngutshme, ose me agjendë. 
6. Pavarësisht prej të gjithave, AAK do të mbetet e palëkundur në frontin e përbashkët opozitar të kundërshtimit të degradimit të mëtejmë të shtetit!”


Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin