210 anëtarë të Asamblesë së re Socialiste zgjodhën dje, kryesinë dhe sekretariatin e ri të partisë. Mes rreth 30 kandidaturash, prej të cilëve 10 gra dhe 20 burra, anëtarët e Asamblesë rikonfirmuan Gramoz Ruçin.
Në listën e kandidatëve që u propozuan nga Rama që në fillim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare u vu re mungesa e Kastriot Islamit dhe e Andis Harasanit, ashtu siç pritej, pas marrëdhënieve të përkeqësuara që pas zgjedhjeve të vitit 2009.
Andis Harasani, i caktuar nga Rama në grupin e punës mbi energjinë, është shprehur sloty në rrjetin social Facebook, se nuk mund të pranojë detyrën e ofruar, për shkak të plavneve të tjera.
“Te dashur miq - per arsye te planeve te tjera, duke falenderuar per besimin nuk mund ta pranoj detyren e ofruar nga ana e asamblese se PS. I uroj suksese te gjithe te votuarve” shkruan Harasani në Facebook.
Në këtë listë ishin dhe rezultuan fitues dy prej më kritikëve, Ben Blushi dhe Arben Malaj. Blushi rezultoi i katërti në radhën e fituesve ndërsa Malaj rezulton të jetë i dhjeti në listën përfundimtare të kryesisë. I dyti më i votuar në kryesi rezulton të jetë nënkryetari i grupit parlamentar, Erion Braçe, i ndjekur nga Mimi Kodheli, e cila ishte më e votuara ndër anëtaret gra.
/Shqiptarja.com

Rama: Rivaliteti dhe diversiteti janë forca jonë